• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ndalohet një eurodeputet tjetër në hetimin për korrupsion

10 February, 2023
në Botë, Kryesore
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokurorët belgë që po hetojnë një skandal korrupsioni që ka goditur Parlamentin Evropian kryen të premten kontrolle të reja dhe morën në pyetje një ligjvënës, të cilit iu hoq imuniteti javën e kaluar.

Prokurorët thanë në një deklaratë se një anëtar i Parlamentit Evropian të cilin e identifikuan vetëm me inicialet M.T., por që një burim me njohuri për çështjen tha se ishte Marc Tarabella, u arrestua të premten në mëngjes.

Autoritetet belge kryen kontrolle në shtëpinë e zotit Tarabella në Anthisnes në Belgjikën lindore, në bashkinë e qytetit dhe në një kasafortë në një bankë në qytetin Liege.

Gjyqtari që mbikëqyr çështjen pritet të vendosë po të premten nëse zoti Tarabella do të përballet me akuza të mundshme, thanë prokurorët. Zoti Tarabella mohon të ketë kryer ndonjë shkelje.

Deputetja greke e Parlamentit Evropian Eva Kaili, ish-deputeti italian Pier Antonio Panzeri, si edhe dy persona të tjerë, janë në paraburgim në Belgjikë nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me pagesa që dyshohet se kanë marrë nga Katari dhe Maroku.

Zoti Panzeri ka rënë dakord të bashkëpunojë me autoritetet belge në këmbim të një dënimi të reduktuar. Zonja Kaili nuk i ka pranuar akuzat. Katari dhe Maroku kanë refuzuar të kenë dhënë para.

Avokati i zotit Tarabella ka thënë se eurodeputeti kishte vizituar Katarin dy herë dhe kishte qenë plotësisht transparent në lidhje me këto udhëtime me fokus tek të drejtat e njeriut dhe të punës dhe lirinë e shprehjes.

Parlamenti Evropian javën e kaluar i hoqi imunitetin zotit Tarabella dhe italianit Andrea Cozzolino. Nëpërmjet avokatëve ata kanë mohuar të kenë kryer shkelje dhe kanë thënë se janë të gatshëm t’u përgjigjen pyetjeve të autoriteteve belge./voa

Paraardhëse

Plas në “Big Brother”, Luizi “eliminon” për dy javë Bledi Manen

Pasardhëse

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, Rama lajmëron njoftimin e rëndësishëm

Pasardhëse

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, Rama lajmëron njoftimin e rëndësishëm

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.