• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë ka ndodhur? Sali Berisha flet me shifra dhe zbardh detajet e fundit: Ishte 15% më e lartë

14 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thirrur sot mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike. Në fillim të mbledhjes, Berisha bëri një përmbledhje të të gjithë procesit të primareve për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Sipas Berishës, në Primare votuan mbi 55 mijë anëtarë të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri u shpreh se kjo shënon një rritje me 15% në pjesëmarrje për votime brenda PD-së.

Berisha: Kjo mbledhje është thirrur në një moment shumë të rëndësishëm, si në rrafshin elektoral dhe politik. Përfunduan me sukses, përveçse në dy degë, zgjedhjet e kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit. Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë në këtë proporcion, me këtë transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të 11 dhejtorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e saj, se të zgjedhurit, pushtetarët vendor do zgjidheshin me votën e anëtarësisë së saj.

Në garë pati mbi 200 kandidatura. Në tërësi, veprimtarë të shquar të PD-së, por në garë morën pjesë veprimtarë të shoqërisë civile. Përfaqësues ekselentë të shqiptarëve në emigracion. Në këtë garë, realisht e para me këto standarde, në historinë e vendit. Votuan për kandidatët e qytetarëve të parë rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së. kurrë ndonjëherë në këtë parti, kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi me 15% të gjitha votimet e tjera. Duhen falenderuar të gjithë kandidatët që garuan. Është rast për të shprehur mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre. Të gjithë atyre që morën pjesë në votim dhe i siguroj se komisioni i menaxhimit të zgjedhjeve, do studiojë tërësisht procesin që kaloi, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të këtij procesi.

Procesi ka patur në tërësi, konkurrencë të ndershme. Në një rast, komisioni ndërhyri për të mbajtur qëndrimet e duhura. Asgjë nuk mund të cenojë qytetarinë e këtij procesi. Standardet me të cilat u zhvillua. Për kuriozitetin tuaj, në këtë garë ka patur diferenca në vota midis kandidatëve, por ka patur raste që kanë qenë të ngushta deri në 1 votë. Në rastin konkret, kam kënaqësinë të them se në takimet me ta, ata kishin të njëjtin qëndrim dhe mendim. Gjë që përbën dëshmi të një shkalle përgjegjësie politike, civiliteti, maturiteti dhe në tërësi, kjo ka qenë fryma me të cilën u mbyll gara.

Paraardhëse

Kaos në aeroplanin Zurich – Prishtinë, tymi futet brenda, pasagjerët hapin dyert

Pasardhëse

Moti i keq në Shqipëri, Drejtoria Detare del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë paralajmërohet

Pasardhëse

Moti i keq në Shqipëri, Drejtoria Detare del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë paralajmërohet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.