• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kaos në aeroplanin Zurich – Prishtinë, tymi futet brenda, pasagjerët hapin dyert

14 December, 2022
në Kosovë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çdo gjë nisi normal të mërkurën në mëngjes në aeroportin e Zuerichut. Pasagjerët e fluturimit GM600 nga Zuerichu që kishte destinacion Prishtinën u kontrolluan, kaluan sigurinë dhe u lejuan të hipnin në aeroplan në kohë.

Aeroplani duhej të fillonte fluturimin në ora 5:45 të mëngjesit.

Megjithatë për shkak të temperaturave të ulëta, së pari duhej shkrirë akulli.

Por, pastaj filloi tmerri, shkruan “Blick”.

“Dyert u hapën dhe tymi u fut brenda aeroplanit”, ka thënë një dëshmitar për Blickin. Më pas nisi paniku.

Edhe njoftimet nga stafi i aeroplanit ishin konfuze.

Fillimisht u ishte thënë pasagjerëve të ngrihen e të dalin nga aeroplani e më pas u mbyllën dyert dhe u tha atyre të ulen të qetë.

“Njerëzit më pas hapën dyert vetë”, thotë pasagjeri.

Edhepse linja ajrore Chair thotë se nuk ishte tym, situata u bë delikate për pasagjerët.

132 personat nuk deshën të qëndronin gjatë në të ftohtë, kështu që ata u kthyen në Terminalin 2 të Aeroportit.

Ata është dashur të qëndrojnë aty dhe nuk kanë informacione se si do të vazhdojë.

Në aeroport kishte konfuzion.

“Kishte një njoftim se do të marrim një kupon për një senduiq dhe një pije”, thotë një dëshmitar. “Por, kur deshëm të merrnim stafi nuk dinte gjë”.

Pasagjerët kanë mbetur të bllokuar prej disa orës në Aeroport.

Fluturimi GM600 u anulua, e fluturimi i radhës i rregullt për në Prishtinë me kompaninë ajrore Chair nuk do të bëhet deri të enjten.

“Askush nuk di se si do të rrjedhin gjërat”, thotë gazetari.

Madje as personeli i aeroportit nuk mund të ndihmojë.

Por, derisa njerëzit po presin më shumë informacion, ka një solidaritet të madh mes tyre.

“Ka njerëz që donin të fluturonin në Dubai dhe humbën fluturimet e tyre apo ka edhe që kishin plan të merrnin pjesë në një funeral në Shqipëri”, thotë dëshmitari.

Kompania ajrore “Chair” ka shpjeguar situatën.

“Sot, në mëngjes, gjatë shkrirjes së akullit për fluturimin GM600 nga Zuerichu për në Prishtinë, mbetjet e lëngut akullues në formë avulli hynë në aeroplan përmes sistemit të ventilimit”, thotë kompania.

Kompania ka sqaruar se nuk ishte situatë e rrezikshme për pasagjerët.

Paraardhëse

I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë! Rikthehet stuhia e reshjet e dendura, kush rrezikohet nga përmbytjet

Pasardhëse

Çfarë ka ndodhur? Sali Berisha flet me shifra dhe zbardh detajet e fundit: Ishte 15% më e lartë

Pasardhëse

Çfarë ka ndodhur? Sali Berisha flet me shifra dhe zbardh detajet e fundit: Ishte 15% më e lartë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.