• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ballkani i Hapur është një problem i pamohueshëm për sigurinë kombëtare”, Berisha bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Ja ku operojnë bandat më të fuqishme të rajonit

7 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot në një bashkëbisedim me ekspertë dhe gazetarë për situatën e rendit në vend se nisma Ballkani i Hapur është një problem i pamohueshëm për sigurinë kombëtare. Berisha tha se në aksin Beograd-Shkup-Tiranë, lëvizin, operojnë bandat më të fuqishme të Ballkanit.

Sipas tij, Ballkani i Hapur është një Ballkan i hapur për krimin, për drogën, për pasigurinë.

“Ju falënderoj për kontributin që keni dhënë. Në të gjitha problemet e një shoqërie, të një vendi dhe të një kombi, problemi i parë dhe më kryesor gjithmonë mbetet problemi i sigurisë. I sigurisë kombëtare, sigurisë ligjore dhe asaj të rendit, të jetës, pronës, veprimtarisë të qytetarëve dhe të shoqërisë në tërësi.

Në shumë aspekte ajo që është dëmtuar më rëndë, që është rrokullisur më shumë, që është shndërruar në një rrezik madhor për qytetarët shqiptarë, për shoqërinë tonë, për kombin tonë lidhet direkt me çështjet e sigurisë. Sot ne jemi vend anëtar i NATO-s, për definicion ne nuk mund të kemi kërcënime për sigurinë kombëtare sepse Aleanca ka traktatin, ka nenet e saj, por edhe zotimin së fundi të presidentit Joe Biden që, një inç po u prek në territoret e vendeve anëtare të NATO-s, Aleanca do reagojë si një e tërë”, tha Berisha.

Ai theksoi më tej se që është tejet shqetësuese është një përpjekje e hapur e Edi Ramës për të rreshtuar Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s me Serbinë, e cila në të gjitha kohërat që kur është bërë e pavarur deri sot është e njohur si Rusia e vogël.

“Në këtë kontekst më duhet të them se nëse Shqipëria duhet të ishte e para që ta kishte kundërshtuar një projekt, por fatmirësisht Kosova nuk pajtohet me këtë dhe është qeveria e Kosovës që është shndërruar në një faktor kryesor të shndërrimit të këtij projekti në një aleancë trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë.

Kjo aleancë, aq sa përbën një problem të pamohueshëm për sigurinë kombëtare, aq përbën problem dhe për rendin, sigurinë dhe luftën kundër krimit. Janë pikërisht në këtë aks, lëvizin, operojnë bandat më të fuqishme të Ballkanit. Atje ishte Bjellivuku, këtu janë të tjerët. Por në fakt Ballkani i Hapur është një Ballkan i hapur për krimin, për drogën, për pasigurinë. Në raport me sigurinë e qytetarëve, rendin, jetën, në raport me veprimtarinë e policisë së shtetit dhe organeve ligjzbatuese, ajo që ka pasur efektin më shkatërrimtar në Shqipëri ka qenë droga dhe është droga”, deklaroi Berisha.

Paraardhëse

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, reagon Berisha dhe kritikon qeverinë: Akt i vonuar dhe gjysmak

Pasardhëse

Paralajmëron Ilir Meta: Një qeveri që nuk ka prioritet arsimin, nuk ka as të ardhmen

Pasardhëse

Paralajmëron Ilir Meta: Një qeveri që nuk ka prioritet arsimin, nuk ka as të ardhmen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.