• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve flet për daljen e emrin të ish-Presidentit: Kjo është një betejë politike e pamoralshme, ja si u veprua me Metën

27 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Simon Miraka, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ku ka sqaruar se pastërtia e figurës së ish presidentit Ilir Meta, është verifikuar që në momentin që ai është propozuar për të qenë kandidat për postin e kreut të ri të shtetit.

“Ajo që është për të ardhur keq është se jemi të predispozuar të besojmë thashetheme. Më kujtohet një vepër e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”. Më shumë është tjerrë nga mediat për sensacion. Për sa i përket zotit Meta me aq sa e njoh me aftësitë intelektin e tij ka ngjitur të gjitha shkallët si askush tjetër, nga deputet, ministër i Jashtëm kryetar i Kuvendit dhe president.

Kur u propozua për president, Kuvendi dërgoi një kërkesë për verifikimin e figurës së tij. Në 1995 ka qenë një komision që quhej Mezini, në ‘98 drejtohej nga Bezhani, të dy të ndarë nga jeta, dhe pranë këtyre 2 institucioneve partitë politike dërgonin listën me deputetë për verifikime.

Ne i kthyem përgjigje sepse ligji thotë kur personi, merr certifikatën e pastërtisë së figurës, autoriteti nuk ka të drejtë të bëjë verifikim për këtë person dhe përcaktohet kush ja të drejtë të marrë informacionin.

Institucionet kur duan të ngrenë në detyrë apo të emërojnë për të herë të parë në funksione të larta dikë i drejtohen autoritetit duke i dhënë të dhënat. Këtë e bëjnë institucionet dhe dikasteret dhe asnjë institucion tjetër nuk mund dhe nuk ka të drejtë as autoriteti të japë përgjigje.

Sepse zoti Meta nuk është deputet i PS, person që po ngrihet në detyrë apo emërohet, ka dhënë dorëheqjen dhe i vetmi me të drejtë ligjore për verifikim është kryesia e partisë së re, asnjë institucion tjetër.

Sa për Autoritetin, atje punojnë njerëz me integritet, profesionistë përveç back groundit kanë edhe eksperiencë dhe e dinë mirë që nuk i përgjigjen një anonimati.

Me inicalet I.M. ka sa të duash. Personat e interesuar për verifikim, aplikojnë sipas ligjit dhe përgjigja i jepet pasi merret vendim nga kupola që drejton autoritetin. Vendimet dalin në faqen zyrtare me iniciale.

Kjo është një betejë politike e pamoralshme. Një person me iniciale I.M. në 2021 ka bërë kërkesë për tu verifikuar, i është dhënë përgjigja sipas ligjit në shtator të 2021, është edhe firma ime aty. 1365 është numri i protokollit. I është dhënë edhe në CD përgjigja”, tha ai.

Paraardhëse

Nga i nxehti afrikan në stuhi të frikshme, ‘çmendet’ moti në qytetin shqiptar, rrëzohen pemë e përmbyten rrugët

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli rendit arsyet pse Meta është armiku perfekt i Ramës

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli rendit arsyet pse Meta është armiku perfekt i Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.