• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Fuga drekon me presidentin Meta: Për çfarë nuk folëm, bisedë substanciale dhe serioze, me humor të hollë

26 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
154
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademiku Artan Fuga, ka drekuar këtë të dielë me Presidentin Ilir Meta, ku në një postim në “Facebook”, shkruan se ka zhvilluar me Kreun e Shtetit një bisedë sa substanciale dhe serioze, aq edhe miqësore, e këndshme, dhe me shumë humor të hollë.

Mes të tjerash, Fuga thekson se ka folur me Presidentin Meta për gjithçka, për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e partisë socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracisë.

Postimi i Artan Fugës:

“Unë gjithë jetën time nuk e di përse ndihem afër personaliteve dhe pushtetarëve të lartë kur janë në fund të një mandati politik. Kur janë në fillim u qendroj larg! Kur janë në mes nuk di çfarë të them! Fundi është fillim dhe fillimi është fund – thonin të Lashtët! Pas një dreke me z. President Ilir Meta! Një bisedë sa substanciale dhe serioze, aq edhe miqësore, e këndshme, dhe me shumë humor të hollë!

U kënaqëm vërtet! Drekë dietike me pak peshk, pak perime, dhe sallatë barishtesh! Për çfarë nuk folëm, për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e partisë socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracisë që pasi çanë muret e ambasadave nuk rrahën gjoksin dhe nuk kërkojnë të dalin në presidiume, për opozitën dhe pushtetin, për barishtet e zjera si ushqim i mirë, për dorëzimin e mandateve si vetëdorëzim i përgjegjësive që i ishin kërkuar kombit, për traditat e mëdha shqiptare, për skuthat, hipokritët, për vrën e Delvinës, për LSI, për PD, për energjitë e reja politike alternative që Shqipëria ka nevojë. Ja këto! Dhe si kujtim një foto! Lamë takime të tjera sipas kohës dhe mundësive. Jeta është e gjatë, edhe me miqtë e dikurshëm, përsëri ritakohesh! Mos e harrojë njeri këtë ligj të Zotit! Bota është e vogël”, shkruan Fuga.

Paraardhëse

Alban Daci: Ndoshta mori pesë në provim, por ama me Ferrari në mbrëmjen e maturës

Pasardhëse

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar: Tendenca për ta lidhur me postim tim është e padrejtë, jemi një çift mjekësh të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion

Pasardhëse

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar: Tendenca për ta lidhur me postim tim është e padrejtë, jemi një çift mjekësh të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.