• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Historia e suksesit të djalit shqiptar në SHBA: Në Shqipëri na ndanin se ishim nga fshati, në SHBA përjetova “shok”. Si u bë pedagog dhe pjesë e kompanisë së njohur

21 June, 2022
në Kryesore
0
2.6k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqiptari Nevi Kaja ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në SHBA. Ai u largua drejt tokës amerikane me familjen pasi fituan lotarinë, vijoi studimet e larta dhe doktoraturën ndërsa sot punon si pedagog në Universitetin e Michiganit. Nevi punon gjithashtu dhe te kompania prestigjioze makinash.

Ai dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi peripecitë që ka kaluar kur u largua drejt Amerikës. Nevi tha se i është dashur që të lajë pjata për të përballuar studimet. Ai tha se përjetoi një shok kulturor pasi shkoi në Amerikë kur vuri re vlerësimin që merrte ndryshe nga në Shqipëri.

“Në fillim laja pjata në aeroport ose shtyja karrocën e invalidëve por kjo kisha dhe ndihmën e prindërve. Përdora mundësitë e arta që na ka dhënë ky vend ku jetojmë për të avancuar edukimin tim. Por m’u dha mundësia për këto studime.

Në fillim, jam zgjedhur nga shkolla që të prezantoj një projekt deri në Kinë që në atë kohë ishte një mundësi shumë e artë. Vlerësohej çdo investim që bëja në edukim nga shkolla, për në atë kohë ishte pak shok kulturor sepse vija nga Shqipëria.

Kur isha në Ersekë, ne që vinim nga fshatrat, na vendosnin në një klasë të dedikuar për fshatra. kur kam bërë gjimnazin jam vendosur në klasën F, dhe ishte e dedikuar për një pjesë të fshatrave. Nga klasa F erdha në Amerikë që nuk njihja asnjë”, tha ai.

Më tej, Nevi tregoi dhe historinë interesante se si u bë pjesë e kompanisë së makinave. Shkak për këtë është bërë një picë. “Kur isha në universitet, gjuha linte për të dëshiruar. Kur kam dalë nga një klasë pashë me disa shokë, një dhomë që kishte pica falas. Në fund të ditës, thashë të ketë ca të ketë vetëm të marr picën falas.

Ishte një sponsorizim nga Fordi, por merrnin dhe rezymetë dhe vlerësonin studentët. Hyra në bisedë me ta dhe më pas më morën në telefon për një intervistë. Nuk e besoja se ishte një kompani prestigjioze dhe mendoja se ishte një rreng nga shokët. Thosha do të vij për një intervistë por një herë tjetër.

Më pas fillova një praktikë. Ky intership ishte intervista ime tre mujore për t’u marrë në konsideratë nëse do të isha punëtori i ford kur të mbaroja studimet. Fillova si një junior engineer dhe tani jam senior manager për departamentin e inteligjencës artificiale. Kam 5 skuadra në departamentin ku punoj.”, tha ai.

Paraardhëse

Profesori i njohur ngre alarmin: ‘Ballkani i Hapur’ një ide shumë e keqe, ja pse ky projekt do të ‘hedhë në erë’ rajonin duke e lënë jashtë Bashkimit Evropian

Pasardhëse

Flamur Noka paralajmëron zhvillimet e reja: Do ketë përplasje. Ky është vendim i turpshëm

Pasardhëse

Flamur Noka paralajmëron zhvillimet e reja: Do ketë përplasje. Ky është vendim i turpshëm

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.