• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lufta për karrige në kampin blu, Fatbardh Kadilli gjen zgjidhjen: Vetëm kështu Partia Demokratike del nga kriza

28 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fatbardh Kadilli përluftën në selinë e PD, u shpreh se e vetmja zgjidhje që PD të dalë nga kjo situatë është “Dorëheqja e Bashës dhe moskandidimi i Berishës”. Kadilli theksoi se Basha the Berisha po mendojnë për karrigen e tyre personale.

Deklarata e Kadillit:

“Partisë vdesin në momentin kur gëlltisin gënjeshtrat që prodhojnë vetë. Të dy palët gëlltisin kush më shumë dhe kush më pak gënjeshtrat që prodhojnë vet dhe kjo është shkatërruese. Gënjeshtrat e dy palëve çfarë janë? Basha po prodhon gënjeshtrën se sot ai është një i preferuar i Amerikës dhe mbasi hiqi qafe Berishën do t3ë jetë së shpejti në pushtet, gjë që është gënjeshtër. SHBA nuk punojnë me parti por janë aleatë të popullit shq1iptar. Gënjeshtra nga zoti Berisha ka forcën për të bërë revolucion dhe për të përmbysur qeverinë, nuk ka revolucion që organizohet nga një parti politike. Kjo është një përmbysje me dhunë që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe Berisha mund të jetë afruar shumë herë zyrat e shtetit për të bërë atë që quhet revolucion, populli ka të drejtë të ngrihet, PD ka detyrë ti tregojë rrugën se si qeveriset më mirë, jo se si shkohet me hunj dhe zjarr përballë godinave. Jam dakord me çdo protestë, por iluzioni i Berishës do të përmbyset Edi Rama është një gënjeshtër që do ta gëlltisin të vetët. Kemi një PD që po bunkerizohet rreth zotit Basha, dhe një tjetër që vetëgënjehet me konceptin e rithemelimit, të dy do të jenë copëza e PD dhje do të jetë dështimi më i madh për demoratët do të kenë në jetën e tyre nëse do ta lejojnë që të ndodhë kjo gjë.

44 mijë demokratë kanë shkarkuar Bashën – Kjo nuk është revolucion, por një grup i PD kundër një grupi tjetër, nesër ngrihet Basha dhe bën 44.200 për të shkarkuar zotin Berisha, për mua është fatkeqësi për opozitën, të dy palët p[o merren me luftën e pushtetit në pallatin e opozitës, kujdesen për atë copë të PD ta kenë për vete. Protestat qytetarë kanë ndodhur por nuk janë përdorur nga politika. Dy momente të rëndësishme, ajo protestë e armëve kimike dhe protesta e studentëve ato ishin protestat e qytetarëve. Kjo politikë nuk sjell asnjë ofertë të re për qytetarëve por ndryshimin e njerëzve në kolltukun e pushtetit.

Fatkeqësia është që të dy liderët e kanë pasur të qartë skenarin që do të bëjnë në PD, duke e ndarë PD, ata u kanë dhënë iluzion mbështetësve të tyre për të pasur sa më shumë pushtet. Nuk më duhet kush ka më shumë numra, nuk është zgjidhje për demokratët, asgjë nuk është në shërbim të PD. Të dy grupe nxjerrin vendime të kundërta. Janë si dy shtete më vete secili qeveri më vete, kujt i shërben kjo? Këta të dy do ti fusin demokratët në një agoni duke u përplasur dy copa. Gjykata do ta ndajë kush ka të drejtë. Këtë i dhuruan demokratëve këta dy njerëz që janë mbështetur nga demokratët, Berishën e kemi bërë president, dy herë kryeministër kurse Bashën e mbajtëm mbi kurriz duke bërë beteja pafund. Dhe ku jemi sot ata kujdesen për vendstrehimin e tyre politik. Nuk më duhet askush as ai që mbyll bravat as ai që shqyen bravat. Dhurata më e bukur për Ramën këtë Vit të Ri është sherri mes Bashës dhe Berishës. Kjo ka vetëm një zgjidhje që lehtëson problemin: Dorëheqja e Bashës dhe moskandidimi i Berishës”, tha Kadilli.

Paraardhëse

Basha njoftoi garën për zgjedhjen e kryetares së re të LDG, reagon Albana Vokshi: Është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht

Pasardhëse

Sara merr surprizën më të bukur nga qielli

Pasardhëse

Sara merr surprizën më të bukur nga qielli

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.