• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Paloka hap Kuvendin: Ne jemi demokratët e rrebeshit, sot është dita e parë e rithemelimit të PD

11 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
81
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka hapur me fjalën e tij Kuvendin e PD, të thirrur nga Sali Berisha në “Air Albania”.

Paloka gjatë fjalës së tij, u shpreh se është i lumtur dhe se sot sipas tij, është dita e parë e rithemelimit të PD.

Ai teksa mbante fjalën nuk kurseu edhe akuzat ndaj PD, duke thënë se 4 apo 5 veta nuk mund të mbajnë PD, vetëm që të kenë një karrige në Kuvend.

“Mirëse keni ardhur në Kuvendin e demokratëve të lirë. Prania juaj sot këtu në një ditë si kjo. Edhe zoti ka dashur të shtojë simbolikën e tij, ne jemi demokratët e rrebesheve të tjerët të shkojnë tek shampanja. Kjo ditë do hyjë në historinë e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve. Jo se është mbledhur me dëshirën e delegatëve por as thjesht për numrin e pazakonshëm, por për faktin se pas 31 vitesh ne mblidhemi në përvjetorin e themelimit të PD, për ta ri-themeluar atë mbi idealet dhe parimet me të cilën e ngritëm dhe për ta vendosur në shinat e konservatorizmit.

Unë e kam konsideruar veten me fat që në dhjetor të 90’ u bëra pjesë e lëvizjes studentore, sot të gjithë do kemi të themi ne ishim aty ditën kur u ri-themeluar PD. Ky kuvend për herë të parë mblidhet me kërkesën e delegatëve të tij.

4200 delegatë. Sot numri i delegatëve është shumë më i lartë. Kriza ku gjendemi sot si pasojë e dështimi dhe armik të demokracisë. Ҫdo ditë e më shumë duke e kthyer PD në një opozitë fasadë. Jemi mbledhur sot për të rikthyer shpresën dhe besimin jo vetëm te demokratët por te gjithë shqiptarët që kërkojnë ndryshim. Por është më e gatshme për tu përballur me regjimin.

Pavarësisht rrethanave të gjithë ne drejtuesit mbajmë përgjegjësi, për ndryshim dhe sakrificat e demokratëve që punuan për ta sjellë ndryshimin. U premtuam demokratëve se nuk do ta njihnim 25 prillin, por që do fillonim betejën, por çfarë ndodhi në vend të betejës me Ramën, filluam luftën me njëri-tjetrin.

Basha me një akt personal iu plasi si bombë demokratëve largimin e liderit të saj historik Sali Berisha. Akti u justifikua për “non grata”.

Personazhe te tilla nuk kanë asnjë lidhje me historinë apo idealet e kësaj partie sepse nuk u intereson fati i demokratëve të thjeshtë. Ne nuk mund të pranojmë shkarkimin e PD, se 5 apo 6 vetë kërkojnë të mbajnë një karrige dhe të kapardiset në Kuvend, ku më shumë duket si një sallë mode. Jemi mbledhur këtu që tu kthejmë PD tek fitorja. Prandaj pa e zgjatur më shumë iu uroj të gjithëve përvjetorin e PD”, tha Paloka.

Paraardhëse

Stadiumi në këmbë, Sali Berisha mbërrin në “Air Albania”, gati të nisë Kuvendi i 11 dhjetorit

Pasardhëse

Lulzim Basha i mërzitur: Ditëlindja e thyer e PD nga ata që përçanë për interesat e tyre, dalim më të bashkuar

Pasardhëse

Lulzim Basha i mërzitur: Ditëlindja e thyer e PD nga ata që përçanë për interesat e tyre, dalim më të bashkuar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.