• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pastrimi i mbeturinave, Leli i përgjigjet Ramës: Si në çdo shtëpi, po të kontrollosh do gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhurat

26 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
89
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka folur për menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Vlorës. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se situata nuk është më e mira e mundshme, por ka progres të vazhdueshëm në këtë drejtim.

Ai ka reaguar edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë u shfaq duke mbledhur mbeturinat në Vlorë, një formë kjo për të thumbuar Lelin, duke iu përgjigjur se si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh t’i kontrollosh dhe gruas më të pastër do t’i gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhurat.

“Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumëplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti. Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh t’i kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh t’i gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhurat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës”, – tha ai.

Ndër të tjera, Leli tha se do të ketë shtim të kazanëve të mbetjeve në qytet. Ai theksoi se qytetarët po ashtu duhet që të jenë më të kujdesshëm.

“Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zona turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve. Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna”, – tha Leli.

Paraardhëse

Në fund të gushtit ndryshime rrënjësore në PD dhe PS, furtunë në Kryesi, sekretariate dhe në radhët e nënkryetarëve

Pasardhëse

Erdogan po teston marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë përmes Kosovës

Pasardhëse

Erdogan po teston marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë përmes Kosovës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.