• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha rrezikon të mos futet në Parlament, Spartak Ngjela: Ja neni që e penalizon, personat “non grata” i prek ligji i dekriminalizimit

24 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndizet debati sa i takon rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament. Në Kuvendin e PD, Berisha deklaroi se më 9 shtator do të jetë në sallën e Parlamentit, por të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e tij. Teksa emra si Mark Marku, Neritan Ceka, Roland Bejko, e të tjerë distancimin e tij, për avokat Spartak Ngjelën, ish-kryeministri preket nga ligji për dekriminalizimin. Ne nenin 2 të ligjit për integritetin e zyrtarëve përcaktohet se nuk mund të zgjidhet deputet edhe emrat që janë dëbuar nga SHBA, Kanada, Austria dhe vendet e BE. Duke përmendur këtë nen, Ngjela tha në një prononcim për gazetën se, po ta lexojë KQZ siç duhet ligjin, Berisha nuk futet në Parlament në shtator.

“Bazuar në ligjin e dekriminalizimit Sali Berisha nuk duhet të jetë më në Parlament, pasi u shpall “non grata” nga SHBA. Theksoj se, pika 2 e nenit 2 në ligjin për dekriminalizimin e bënë të qartë këtë pjesë që persona të shpallur të padëshiruar dhe të akuzuar për korrupsion nuk duhet të jenë pjesë e Parlamentit. Por, a do e respektojë KQZ s’e di. Nëse nuk respektohen fjalët e ambasadores janë kot. Këtë e thonë organet kompetente”, u shpreh ai.

Sipas Ngjelës, tani është rasti të shohim nëse institucionet përgjegjëse do vazhdojnë me avazin e vjetër e të mbajnë në pushtet të inkriminuarit apo do të zbatojnë ligjin dhe direktivat e amerikanëve. Ngjela tha se, Berisha kërkon të hyjë në Parlament për të krijuar destabilitet, por këtë nuk e lejojnë amerikanët. Madje hyrja e tij në Kuvend nuk ka pse diskutohet sepse i ndalohet si mundësi që kur u shpall i padëshiruar dhe kjo vlen e për emra të tjerë “non grata”.

“Berisha mbase kërkon që të bëjë ndonjë manovër për të vënë në zbatim ato planet e tij, por është e sigurt që kjo nuk mund të ndodhë. Me punën intensive dhe të vazhdueshme të ambasadores amerikane Yuri Kim, Berisha nuk ka nga t’ia mbajë, sepse fati i tij u vendos që në momentin kur u shpall “non grata”, tha Ngjela.

Sipas Ngjelës deri më tani reforma në drejtësi ka kryer hapin e parë të saj dhe me krijimin e BKH duhet të fillojë vetingu ndaj politikanëve. Avokati sqaroi se Kushtetua e përcakton që duhet të ketë hetim penal edhe ndaj politikanëve që kanë qenë në pushtet. Sipas tij, luksi në të cilin lundrojnë ata është provë për të filluar hetimet.

“Unë pres të zbatohet Kushtetuta e re. Nëse e lexoni dhe ligjet, të gjithë politikanët që kanë qenë në pushtet duhet të kalojnë në kontroll penal. Pra, vjen kalimi në kontroll vetingu me padi penale. Mendoni se ka ndershmëri? Këta kanë ardhur me këpucë Gjirokastre dhe kanë bërë pallate. Këta pse janë të shqetësuar? Politika amerikane ka deklaruar që SPAK e drejtojmë ne. E shikoni varfërinë aktuale? Është provë e korrupsionit shtetëror”, tha dje ai në një interviste televizive.

Sakaq ai sqaroi se, SPAK dhe BKH do të fillojnë goditjet e para nga politikanët e partisë në pushtet. Sipas tij, do të ndiqet ky plan sepse në të kundërtën do të duket sikur drejtësia është e kapur nga qeveria.

“Majtas do të fillojë pastrimi antikorrupsion, se ata janë në pushtet. Në rast se do të fillojë djathtas, ka shenja të këqija për antireformë sepse duket sikur mazhoranca po i bie opozitës. Është doktrinë e Napolon Bonapartit”, theksoi avokati.

Paraardhëse

Heqja e mandatit për Berishën, Kristaq Kume: KQZ të shqyrtojë me kujdes ligjin e dekriminalizimit

Pasardhëse

Partia e presidentit e alarmuar nga reforma në drejtësi: Po tentojnë të na hedhin hi syve

Pasardhëse

Partia e presidentit e alarmuar nga reforma në drejtësi: Po tentojnë të na hedhin hi syve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.