• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Romeo Kara plas “bombën”: Disa ish-kryeministrave u janë bllokuar pasuri jashtë vendit, më i varfri ka 5 mln euro

22 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
108
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Juristi Romeo Kara ka dalë dje me një paralajmërim të fortë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, juristi Kara shkruan se shumë shpejt drejtësia do të godasë në vendin tonë edhe në radhët e ministrave dhe ish-kryeministrave, të cilët na kanë vjedhur vendin në 30 vitet e fundit.

Madje, ai u shpreh i bindur se vendi do të bëhet shumë shpejt një shembull i luftës antikorrupsion. “Tashmë platforma amerikane për ta luftuar korrupsionin në vendet e origjinës, po i paraprin pikërisht këtij procesi, risive në të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetit të bazuar në moral dhe zbatim korrekt të ligjit. Shumë shpejt, Shqipëria do të bëhet një shembull unik i luftës kundra korrupsionit”, – tha ai.

Ndër të tjera, juristi Romeo Kara, zbuloi se pasuritë e disa prej atyre që kanë qenë kryeministra janë bllokuar sipas tij jashtë vendit.

Ai theksoi se ai që cilësohet si më i varfëri ka rreth 5 milionë euro. “Edhe pse nuk janë bërë akoma publike, pasuritë harram të disa prej ish-kryeministrave thuhet se janë bllokuar jashtë vendit dhe më “fukarait” prej tyre, i janë bllokuar se fundmi rreth 5 milionë euro. Pas kryetarëve të bashkive, të cilët filluan të procedohen penalisht së fundi, radhën do ta kenë të tjerë kolegë të tyre dhe më pas ministrat dhe sigurisht kryeministrat me radhë, si ideues, zbatues dhe garantues të genocidit 30-vjeçar, që elita politike shqiptare, ushtroi ndaj popullit të saj”, – deklaroi ai.

Juristi akuza ndaj politikanëve

Më tej juristi kara u shpreh, se ata që ai i cilësoi si sovranistë, sipas tij, vetëm kanë mashtruar dhe vjedhur për të ardhur në pushtet. Ai theksoi, se sovraniteti në vend duhet që t’i takojë popullit në bazë edhe të ligjeve, ndërsa vijoi më tej duke thënë se në të vërtetë sovranitetin nuk e ka populli. “Sovranistët” shqiptarë të kohëve të fundit, akoma duan të besojnë se, sovraniteti mund të jetë një vjedhje e përjetshme me anë të qeverisjes si dhe vjedhje e përjetshme e të drejtës për të qeverisur me anë të parave të vjedhura. Sovraniteti i tyre, mashtro për të ardhur në pushtet, vidh përgjatë ushtrimit të pushtetit dhe blej zgjedhjet, tashmë iu duket atyre i ligjshëm dhe i drejtë, pasi për 30 vite politika e vjedhjes fitoi realisht qytetarinë në Shqipëri. Me Kushtetutë, sovranitetin e ka populli, por në realitet, vetëm populli nuk ka sovranitet në Shqipëri”, shkruan juristi Romeo Kara. Sipas tij, sovranitetin e ka marrë politika. Ai theksoi se nga ana tjetër, qytetarët janë kthyer në lypës të të drejtave të tyre.

“Sovraniteti është degdisur në derexhenë e pazarit politik dhe populli në lypës të të drejtave më elementare të tij. Sovranistët-pazarxhinj as që e kishin vënë ujin në zjarr lidhur për sa më sipër, sepse përpjekjet për drejtësi brenda Shqipërisë i luftuan, i sabotuan dhe kontrolluan suksesshëm, por nuk morën parasysh faktin që mandata do t’u vinte nga jashtë. Bazuar në të drejtën e deritanishme ndërkombëtare, ata po flinin të qetë se, kjo punë do të ishte përjetësisht vetëm një çështje e brendshme dhe e varur vetëm prej tyre”, – shkruan ndër të tjera, juristi.

Paraardhëse

Tjerër mesazh i hidhur amerikan pas këtij përqafimi

Pasardhëse

Protesta në Gjirokastër për rrugën, kryeministri Rama bën lëvizjen e menjëhershme, zbardhet çfarë do të ndodhë sot

Pasardhëse

Protesta në Gjirokastër për rrugën, kryeministri Rama bën lëvizjen e menjëhershme, zbardhet çfarë do të ndodhë sot

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.