• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shumë shpejt do t’i dëgjoni bëmat e tyre!” Ngjela si asnjëherë më parë, paralajmëron zhvillimet “bombë”: E dini se çfarë është kapur?

30 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
556
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela është shprehur në Facebook se koha e shqiptarëve ka ardhur dhe se organet e gjyqësorit të posaçëm duhet të veprojnë.

Postimi i Ngjelës:

“Koha shqiptare ka ardhur, ajo nuk pret dot më.

Të dy organet e gjyqësorit të posaçëm duhet të veprojnë.

Pse nuk po veprojnë këta kundër korrupsionit të lartë shtetëror?!

l.

Ja, përgjigjia e kësaj pyetje mbetet të jetë enigma e sotme e Shqipërisë.

Por, kjo kohë nuk mund ta durojë më mpakjen tridhjetëvjeçare që i ka sjellë korrupsioni malinj shtetëror shoqërisë shqiptare.

Po politika amerikane pse nuk i bën presion Prokurorisë së Posaçme, kur dihet se zvarritja, këndej e mbrapa, dëmton ecurinë e hetimit antikrim?!

ll.

Vjedhje e madhe dhe abuzim permanent në mbi 25 vjet rresht mbi vlerat monetare dhe ekonomike të Shqipërisë, nga kryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish – kjo është historia e të ashtuquajturës demokraci shqiptare .

Një gjëmë e madhe kombëtare kjo, e cila nuk ka ardhur nga rasti, por thjesht nga një skemë antishqiptare që, brenda saj, thosh: “vidhni për vete, shkatërroni ekonominë e Shqipërisë, dhe mos lejoni asnjë skemë investuese në Shqipëri!”

Brenda kësaj skeme shihet të kenë qenë të gjithë kryeministrat shqiptarë: shpejt do t’i dëgjoni bëmat e tyre, një e nga një.

Një tmerr antikombëtar ka qenë ky që ka imponuar korrupsioni shtetëror në Shqipëri, i cili nuk është parë në asnjë vend tjetër: madje as në Afrikën koloniale.

Dhe provat tani kanë ardhur.

E dini se çfarë është kapur?

Shuma totale që Dhoma e Thesarit amerikan në Uashington ka identifikuar pasi ka mbikëqyrur imtësisht qarkullimin e parave të korrupsionit shqiptar, eshte 20 miliarde USD.

Dhe ndërkohë duhet të kujtohemi se këta grabitës në stafetë kohore me njëri-tjetrin, me ndërgjegje të plotë, nuk lanë funksionimin e ligjit në Shqipëri. Dhe gjatë gjithë kohës kanë folur për një demokraci inekzistente. Demokracia pa ligj s’është tjetër veçse një frut që vjen direkt nga mungesa e rendit, krimi tërësor dhe anarkia.

E kuptoni se çfarë është bërë? Një masakër kundër popullit më të varfër të Evropës, kundër popullit më të përvuajtur të Evropës, popullit që mezi e ka ruajtur në shekuj ekzistencën e vet, dhe gjithmonë në kufirin ekstrem të mbijetesës.

Këta janë keqbërësit çnjerëzore të shqiptarëve, që tani shqiptarët i njohin mirë.

Dhe shqiptarët po presin nga Uashingtoni çlirimin nga kjo zgjedhë uzurpuese dhe antinjerëzore.

Por koha ka ardhur. Prandaj sot duhet veprim i fuqishëm antikrim.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

“Realizimi fizik ka arritur në 50%”, Edi Rama jep lajmin e mirë (FOTO)

Pasardhëse

Shqipëria ka realizuar marrëveshjen! Dronët nga Turqia vijnë së shpejti. Ja çfarë po planifikohet

Pasardhëse

Shqipëria ka realizuar marrëveshjen! Dronët nga Turqia vijnë së shpejti. Ja çfarë po planifikohet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.