• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dorëheqja e Ruçit nga politika, gazetarja e njohur tregon intervistën e saj të parë me të dhe frikën që e shoqëronte gjatë gjithë kohës

13 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
147
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Darina Tanushi e emocionuar nga dorëheqja e papritur nga politika e Gramoz Ruçi ka treguar sesi e ka njohur, teksa sapo kishte filluar punën e saj të parë në media.

Ajo rrëfen se Ruçi i dukej një njeri i vrazhdë edhe kishte frikë t’i afrohej. Mirëpo ka qenë pikërisht Guro Zeneli që i ka thënë: “e ke gabim që ke frikë, ! Gramozi është i dhembshur, nuk të përgjigjet keq”.

Postimi i plotë nga Tanushi:

“Nje kongres per mandatin e trete dhe ribashkimin

Partia Socialiste i bëri vetes në këtë 30 vjetor të themelimit, dy dhurata: fitoi një mandat të tretë qeverisës, historik në periudhën pluraliste të Shqipërisë, por jo vetëm. E dyta rimblodhi ata që kanë qenë truri i saj, që edhe pse kritikë të ashpër në periudha të ndryshme kohore nuk e mohuan kurrë lidhjen me socialistët dhe Partinë Socialiste.

Surprizë ishte prania dhe mesazhet e Arta Dades, Rexhep Meidanit, por edhe Ditmir Bushatit. Meritë apo jo e Edi Ramës, ai arriti që në këtë përvjetor të rikthente frymën e solidaritetit që karakterizon një organizatë politike, ku individët grumbullohen në bazë të vullnetit të lirë. Pavarësisht gjendjes shëndetësore, lideri historik i PS-së Fatos Nano tregoi përmes një mesazhi se bëri atë që tha; “kalimin e stafetës nga etërit te bijtë”, duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë ashtu si para zgjedhjeve të 25 prillit si këshilltar i mirë, ashtu si ati pas birit, pavarësisht sa i zoti bëhet ky i fundit.

Por edhe duke dhënë mesazhe për ata që dikur quheshin “xhaketa të vjetra”. Ndoshta do mund të thuhet se për cfarë i duhet Partisë Socialiste kjo frymë bashkimi, ndërkohë që “futi në xhep” edhe mandatin e tretë. Është pikërisht ajo që shpalosi Edi Rama, përgatitja për një mandat tjetër në zgjedhjet vendore dhe mandatin e katër qeverisës. Pse jo? Partia Socialiste ka mënyrën më të mirë të organizimit të strukturave sot për sot, krahasuar me kundërshtarët e saj politikë.

Është një sistem i tërë i ngritur qysh herët, që buron nga njohja në qelizë e njerëzve, elektoratit (për të cilët në fakt ka patur një data baze, para se të bëhej zallamahia e madhe me patronazhistët). Dikush duhet të pyesë p.sh. Petro Kocin një nga ish-sekretarët organizativë që ndryshoi shumë në mënyrën e komunikimit dhe ngritjen e organizatave bazë. Duhet pyetur edhe Musa Ulqini si arriti të njohë ” në majë të gishtave” cdo njeri, cdo socialist dhe jo vetëm, në Tiranë e më pas edhe në Elbasan. Kyci i suksesit të PS-së qëndron pikërisht aty, në bazën e saj.

SI E NJOH UNE GRAMOZ RUCIN

Askush nuk e priste që Gramoz Ruci të linte politikën aktive pikërisht tani. A ndoshta përmbushi atë që tha Fatos Nano për të kaluar “stafetën te bijtë”? Por tërheqja e tij, pikërisht në një moment kur PS ndihet e pakonkurueshme në skenën politike duket ishte e mirëmenduar. Ishte viti 1999, kur nga auditori shkova të filloj punë në gazetën “Shekulli”. Mu ngarkua të mbuloja Partinë Socialiste( ishte rastësi, pasi ai vend ishte i lirë). Duhet të tregoja se doja dhe do ta bëjë atë punë. Ndaj, pasi kisha marrë intervistën e parë me Ndre Legisin si sekretar organizativ në këtë parti, tentova t’i marr edhe atij, “të sertit”, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Rucit. Pranë tij qëndronte një burrë babaxhan si Guro Zeneli (ose xhaxhi Guro sic ne i thërrisnim cdo ditë). I them se dua t’i marr intervistë zotit Ruci, por nuk mund t’i them se kam frikë se më përgjigjet ashpër. Jo,-më tha, e ke gabim! Gramozi është i dhembshur, nuk të përgjigjet keq.

Guxo dhe do t’ja marrësh intervistën. E pavendosur trokita në derën e zyrës së tij. -Urdhëro, më thotë , hajde cfarë kishe? Ishte ai njeriu që unë, një çilimi kisha patur frikë t’i afrohesha kur e shihja të hynte në selinë e PS-së për muaj me radhë. Për cudinë time, ai pranoi të më jepte intervistë dhe mbaj mend se ajo ishte dita më e lumtur për mua. Sigurisht që fjala i kishte peshë dhe gazeta është hapur me atë intervistë, pavarësisht sa amatore ishin pyetjet e mia asokohe. Kështu bashkëpunimi ynë vijoi. I prerë në mesazhet që jepte, por edhe i mirëplanifikuar për të qenë i pranishëm në media, pa synuar profilin e lartë publik (të cilin dashje pa dashje e kishte fituar). E sot, teksa e pashë të përlotur mu kujtuan fjalët e xhaxhi Guros: “Gramozi është i dhembshur”. Largimi i tij lë një vend bosh në kupolën e PS-së, që do të jetë e vështirë të marrë hijeshinë e tij politike.

P.s. Mund edhe te mos i shkruaja keto radhe, por forca e zakonit. U kujtova qe duhet te kisha mbushur nja 3-4 faqe gazete me lajmet e kongresit.”-shkruan Tanushi.

Paraardhëse

‘Çmendet’ moti pasditen e sotme, mësoni si parashikohet të jetë koha në të gjithë vendin tonë (FOTO)

Pasardhëse

Shihni si shpërthen në lot bashkëshortja e Eriksen pas incidentit në fushë dhe ankthi i pritjes (FOTO)

Pasardhëse

Shihni si shpërthen në lot bashkëshortja e Eriksen pas incidentit në fushë dhe ankthi i pritjes (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.