• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të bujshme: Berisha kriminel dhe armik i demokracisë, shpallja “non grata” e tij do fundosë edhe PD

31 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
101
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit, bashkë me familjen e tij pak ditë më parë u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me arsyetimin se ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive.

Por në lidhje me këtë zhvillim dhe për garën e nisur në selinë blu, analisti Çupi ka paralajmëruar zhvillime të bujshme. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Çupi u shpreh se ish-kryeministri Berisha është kriminel dhe armik i demokracisë, ndërkohë që theksoi se shpallja “non grata” e tij nga amerikanët do fundosë edhe PD-në.

“Si mund të ketë zgjedhje sot? Sot, me shpalljen e Berishës “minues i demokracisë” dhe “familje kriminale”, “i përshirë në korrupsion të madh”, PD-së i kanë dalë brinjët. Luli as do të japë dorëheqje, as do të zgjidhet. Luli do të emërohet kryetar i PD, sa të jetë Berisha këndej pari. PD-në e merr me vete Berisha në rrugën për ku është nisur pas krimeve 30-vjeçare”, – deklaroi ai.

Më herët, analisti i njohur, Frrok Çupi zbuloi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta do të shkaktonin trazira e madje do të çonin vendin në destabilitet, meqenëse opozita humbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por që sipas tij, ky skenar ogurzi u ndal nga amerikanët, të cilët mësynë në Shqipëri për një stërvitje ushtarake.

“Këto janë ditët e para kur ish-presidentit të epokës së luftës civile dhe grushteve të shtetit në Shqipëri, pritet t’i bashkohet edhe presidenti aktual, Ilir Meta. Asnjëherë intuita dhe plaga e hapur e popullit nuk i ka ndarë prej njëri-tjetrit këta dy “elefantë” të korrupsionit. Ia kanë zbuluar krimet njëri-tjetrit, por prapë bashkë; në të mirë edhe në të keq- të ngjitur te njëri-tjetri. Edhe pasurinë, ka të dhëna se e kanë thuajse të barabartë, që shkon në miliarda dollarë. Por rreziku i parë kaloi me goditjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara mbi Berishën. Sikur Amerika të mos ishte në krah të popullit shqiptar, kësaj here të dy “elefantët” do ta shtypnin popullin e tyre si mizë. Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit këta ishin bërë gati ta hidhnin pasurinë në fushën e betejës për grushte shteti dhe për marrjen e pushtetit me dhunë. Në përballimin e rrezikut të parë, garante e sigurisë së popullit dhe shtetit shqiptar u ndodh ushtria amerikane dhe NATO-s në vendin tonë”, – nënvizoi analisti Çupi.

Paraardhëse

Shkarkimi i Presidentit Meta, Kuvendi vendos sot ditën e seancës

Pasardhëse

Kundërshtarët e Bashës takime me demokratët: Ka ardhur dita të ndryshojmë lidershipin e PD-së

Pasardhëse

Kundërshtarët e Bashës takime me demokratët: Ka ardhur dita të ndryshojmë lidershipin e PD-së

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.