• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazment Bardhi nxjerr prapaskenat e forta: 21 Prilli ka qenë dita më e vështirë e jetës time

29 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ku kandidoi në Elbasan, në përfundim të procesit zgjedhor akuzon për blerje votash dhe shantazh shumicën socialiste që fitoi mandatin e tretë.

Ai shprehet se dita që u vra Pjerin Xhuvani ishte më e vështira e jetës së tij. Për ngjarjen, ai akuzon PS-në për nxitje të dhunës.

Reagimi i plotë

“Për 4 muaj Elbasani u bë shtëpia ime, dhe do të ngelet qyteti i zemrës edhe pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor. Mikpritja dhe hapja e dyerve, qytetaria, kultura dhe dashuria për vendin e elbasanllinjve ishin gjëja më frymëzuese e kësaj fushate për mua. Dëshira dhe angazhimi i të rinjve për ndryshim ishte burimi i forcës tonë në këtë fushatë. Dua t’i falenderoj nga zemra të gjithë pa përjashtim. Të njëjtën ndjesi kam provuar edhe në Librazhd, edhe në Prrenjas, në Cërrik, në Gramsh, në Peqin e në Belsh.

Ne zgjodhëm të ishim krah njerëzve në këtë fushatë dhe të fitonim besimin e tyre pa asnjë presion, shantazh, blerje apo keqpërdorim. Ndërkohë, e vetmja alternativë e palës tjetër ishte dhuna, shantazhi, keqpërdorimi i shtetit, përdorimi i parave të pista, shpifjet dhe sajesat.Për fat të keq, nga nxitja e Partisë Socialiste për dhunë, në këtë rrugëtim pati edhe ngjarje shumë të rënda. Si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në Elbasan, 21 Prilli ka qenë dita më e vështirë e jetës time. Humbja e jetës së një prindi dhe plagosja e 4 qytetarëve të tjerë, është një ngjarje që më ka tronditur thellë, pavarësisht rrethanave sesi ka ndodhur dhe përgjegjësi e kujt ishte.

Çdo njëri prej nesh, përpara se të jetë politikan, është njeri, dhe tek unë qënia njeri është shumë herë më e fortë sesa roli si politikan. Zgjodha të mos i përgjigjem asnjë prej provokimeve dhe akuzave monstruoze të të vetmit përgjegjës për ngjarjen, Taulant Ballës, që edhe një ngjarje të rëndë, ku ka humbje jete dhe plagosje të qytetarëve, kërkonte ta përdorte për të përfituar politikish. Ky lloj politikanësh, nuk ka në fokus njerëzit, por vetëm veten dhe përfitimet personale. Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të ruajtur pushtetin e paligjshëm.
Në fund të numërimit, rreth 60 mijë banorë të qarkut të Elbasanit na e dhanë besimin, për projektin tonë për një Elbasan të kthyer në normalitet, me më shumë mirëqenie dhe mundësi.

Jam shumë i motivuar nga kjo mbështetje që është një nxitje masive për të vijuar me projektin për një Elbasan të qytetarëve, të dijes, e kulturës. Projektin për normalitet. Ato vota janë një thirrje për të kontribuar me gjithë fuqinë time dhe të kolegëve, që ta bëjmë të mundur këtë aspiratë të qytetarëve, në çdo pozitë që do të jemi.
I jam mirënjohës nga zemra atyre që na besuan. Mirënjohje pa kufi për të rinjtë e të rejat, për ekipin, për strukturat e PD, për demokratët që luftuan e rezistuan deri në fund, në një terren ku manipulimi, blerja e votës dhe kërcënimi ishin në maksimumin e vet.

Jam i bindur që Elbasani e ka forcën për ta nxjerrë të keqen nga vetja, dhe nuk do të nënshtrohet megjithë makinerinë e mbrapshtë që përdoret për pushtet e interesa personale. Unë e kolegët e mi do të jemi në krah të këtij qyteti e në krah të qytetarëve, në çdo rrethanë dhe në çdo moment, për ti kthyer besimin që na është dhënë.”-thote Bardhi.

Paraardhëse

Dje u shfaq gati e përlotur duke i kërkuar publikisht falje për rrënimin e LSI-së, sot Kryemadhi dhe Meta nisin festën (FOTO)

Pasardhëse

Ledjana bën deklaratën e fortë për Mevlanin në studio

Pasardhëse

Ledjana bën deklaratën e fortë për Mevlanin në studio

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.