• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nuk do jetë në Parlament, flet Ilir Beqaj: U përpoqa në maksimum, por nuk ia dola

29 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
154
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ilir Beqaj është kandidati i Ramës në Shkodër, i cili pavarsisht se kishte më shumë vota se Edona Bilali nuk u fut dot në parlament. Pasi nuk ka thyer dot herësin, Beqaj ka bërë reagimin e parë në facebook. Ai është shprehur se ka bërë maksimumin, por nuk ia ka dalë dot. Në postimin e tij të gjatë në facebook, Beqaj ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontrubuar në fitoren e PS.

Ai shkruan:

“Të dashur banorë të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Vaut të Dejës dhe Fushë Arrëzit, Liria e zgjedhjes është një parim universal i botës demokratike.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe ju e bëtë zgjedhjen tuaj në 25 prill 2021 dhe tashmë zgjedhja juaj është lexuar qoftë për subjektet politike, qoftë për kandidatët. Kam disa falenderime, përgëzime, urime dhe ndjesa, të cilat të cilat po i rradhis më poshtë.

Faleminderit të gjithëve ju që morët pjesë në këtë manifestim demokracie dhe me qytetarinë tuaj kontribuat me dinjitet në një proces shumë të rëndësishëm zgjedhor. Faleminderit gazetarëve, kameramanëve, reporterëve të mediave lokale në Shkodër për profesionalizmin dhe paanshmërinë me të cilën përcollën tek publiku aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Faleminderit të gjithë njerëzve, sipërmarrësve, bizneseve të vogla, të vetpunësuarve, fermerëve, peshkatarëve, veteranëve, pensionistëve, personave me aftësi ndryshe, të papunëve, studentëve, mësuesve, personelit shëndetësor, operatorëve turistikë, grupeve të interesit që patën durimin të dëgjonin ofertën e PS-së për Shkodrën.

Faleminderit të gjithë kandidatëve të të gjitha subjekteve politike për garën e ndershme gjatë fushatës dhe luajalitetin në ditën e votimit dhe në procesin e numurimit sepse besoj se bashkarisht ia dolëm të tregojmë qytetarinë e Shkodrës në këtë moment shumë delikat për vendin tonë.

Faleminderit të gjithë 30,296 vajzave dhe djemve, grave e burrave votues të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër.Faleminderit të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste, patronazhistëve, simpatizantëve dhe mbështetësve tanë për energjinë pozitive të përcjellë gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Faleminderit kryetarëve të PS në bashkitë e qarkut. Faleminderit kryetarëve të bashkive të qarkut, Toninit, Markut, Gjonit dhe Franit. Faleminderit të 11 kolegeve dhe kolegëve kandidatë të listës së Partisë Socialiste për angazhimin maksimal.

Një falenderim të veçantë kam gjithashtu edhe për familjen time, vajzën dhe bashkëshorten, që më mbështetën dhe më inkurajuan papushim gjatë këtyre muajve, në këtë sfidë të vështirë zgjedhore.Përgëzime të gjithë kandidatëve fitues nga të gjithë subjektet politike që do të përfaqësojnë qarkun e Shkodrës në Kuvendin e ardhshëm.

Urime të veçanta për Edonën, Paulinin dhe Benetin që do të përfaqësojnë socialistët e qarkut Shkodër në Kuvendin e ardhshëm.Shqiptarët, qartësisht kanë zgjedhur Partinë Socialiste si forca progresiste, të cilës iu besua për të tretën herë vazhdimi i misionit për ndërtimin e Shqipërisë, në të cilën të rinjtë të projektojnë të ardhmen e tyre. Si shumë prej jush jam shumë i gëzuar që Partia Socialiste është forca fituese e këtyre zgjedhjeve. Por më së shumti, për vetë Shkodrën. Sepse, 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë realisht një 4 vjeçar transformimi rrënjësor për Shkodrën.

Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë. Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar.Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontriboja edhe unë për Shkodrën.Gjithsesi, Shkodra është e para.

Deputetët shkojnë e vijnë. Në fund të fundit, kjo është demokracia ku kemi vendosur të jetojmë. Kjo është demokracia për të cilën shkodranët janë martirizuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Jeta na ofron të gjithëve mundësi të pafundme për të bërë mirë dhe me përkushtim atë që mendojmë dhe besojmë se mund të bëjmë. Me përulje dhe sinqeritet.“-shkruan Beqaj.

Paraardhëse

Shkarkimi i presidentit Meta, socialistët mbledhin grupin parlamentar

Pasardhëse

Dha dorëheqjen nga partia që themeloi para zgjedhjeve, zbulohet se sa vota mori Jozefina Topalli në Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës

Pasardhëse

Dha dorëheqjen nga partia që themeloi para zgjedhjeve, zbulohet se sa vota mori Jozefina Topalli në Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.