• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ministrat e Greqisë dhe Turqisë përplasen në konferencë shtypi

15 April, 2021
në Botë, Kryesore
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Greqisë u përplasën hapur të enjten në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara, e cila filloi me shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve por degjeneroi në akuza të ashpra nga të dyja palët.

Në përpjekje për të zbutur tensionet rreth mosmarrëveshjeve territoriale në Mesdheun lindor, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua me Presidentin turk Tajip Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm Mevlut Cavusoglu, vizita e parë kjo mes dy palëve që nga viti i kaluar, kur flotat e dy vendeve ishin në prag të përplasjeve.

Por atmosfera, që nisi e përzemërt në një paraqitje mediatike pas takimeve, u acarua shpejt, kur ministri Dendias tha se shkeljet e sovranitetit grek do të përballeshin me sanksione dhe ministri Çavusoglu i quajti komentet e tij “të papranueshme”.

“Ju vini këtu dhe përpiqeni të akuzoni Turqinë, për t’i dhënë një mesazh vendit tuaj. Unë nuk mund ta pranoj këtë,” tha zoti Çavusoglu në përgjigje të komenteve.

Dy vendet janë aleatë në NATO por kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, të tilla si pretendimet për shtrirjen e shelfeve të tyre kontinentale në Mesdhe, hapësirën ajrore, burimet e energjisë, Qipron e ndarë etnikisht dhe statusin e disa ishujve në Egje.

Tensionet u ndezën verën e kaluar kur Turqia dërgoi një anije eksplorimesh në ujërat e diskutueshme të Mesdheut, por janë zbutur pak pasi Ankaraja tërhoqi anijen dhe dy vendet rinisën bisedimet mbi mosmarrëveshjet mes tyre pas një ndërprerje pesë-vjeçare.

Pasi shprehu fillimisht mbështetjen e Greqisë ndaj aspiratave turke për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ofroi një axhendë të re për të ringjallur marrëdhëniet, zoti Dendias akuzoi Turqinë për dërgimin e përsëritur të avionëve mbi territorin grek.

“Pozicioni i Greqisë është i qartë. Turqia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ligjin detar në Egje dhe në Mesdheun lindor,” tha ai.

Cavusoglu e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se Turqia nuk ka shkelur sovranitetin grek në punimet e saj të shpim-kërkimit. Ai e Athinën se po i kthen mbrapsht migrantët në Egje.

“Kur hyjmë në akuza të ndërsjella, ne kemi shumë për t’i thënë njëri-tjetrit. Nëse doni të vazhdoni me këto argumente dhe tensione, jeni i lirë ta bëni, por do ta bëjmë edhe ne,” shtoi ai. Megjithatë, të dyja palët thanë se dëshirojnë të vazhdojnë të përpiqen për të zgjidhur mosmarrëveshjet me dialog.

Paraardhëse

‘Po ça të bëri Sali Berisha ty’, Kryemadhi përplaset me analistin në studio

Pasardhëse

Spartak Ngjela jep mesazhin ‘bomb’: Edhe ai që thotë se do të fusë 3 veta në punë është korrupsion

Pasardhëse

Spartak Ngjela jep mesazhin 'bomb': Edhe ai që thotë se do të fusë 3 veta në punë është korrupsion

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.