• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Premtimet e Ramës, Bashës dhe Kryemadhit! Zëri i Amerikës zbardh sondazhet për zgjedhjet e 25 prillit

13 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, sondazhet me komunitetin e biznesit zbuluan një mosbesim të lartë ndaj premtimeve dhe programeve ekonomive të partive politike në fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Mbi 75 për qind e bizneseve të anketuara pohuan se kanë fare pak ose aspak besim në mbajtjen e premtimeve të reja.

Studiuesit e ekonomisë Gjergj Buxhuku dhe Zef Preçi vërejnë se gjendja ekonomike e Shqipërisë është e vështirë, ndërsa partitë po bëjnë premtime jorealiste, larg nevojave konkrete të qytetarëve.

Ndërsa partitë politike janë përfshirë në një fushatë të ethshme zgjedhore për parlamentin e ri, Qendra e Studimeve e organizatës Konfindustria zhvilloi një anketim me bizneset lidhur me programet ekonomike të publikuara nga partitë politike kryesore.

Në të u përfshinë biznese të mesme e të mëdha në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, në sektorët industri, prodhim, shërbime, agroindustri.

Mbi 75 për qind e këtyre bizneseve pohuan se kanë fare pak ose aspak besim se premtimet ekonomike do të zbatohen pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga qeverisja politike.

Madje në një pyetje tjetër të sondazhit, afro 70 për qind e bizneseve pohuan se një pjesë e premtimeve elektorale janë të dëmshme ekonomikisht në periudhë afatgjatë, prishin konkurrencën e lirë në treg dhe do të shtojnë informalitetin, theksoi bashkautori i studimit, Gjergj Buxhuku, drejtues i Alb-Konfindustrias.

“Në ekonominë shqiptare sot kemi një konkurrencë shumë të ulët. Ajo karakterizohet nga tregje të mbyllura, nga monopole dhe oligopole. Rritja ekonomike, sidomos vitet e fundit ka qenë shumë e zbehtë, në kufijtë 2-2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Borxhi publik pothuaj se është dyfishuar dhe ka arritur deri në 100 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha zoti Buxhuku.

Ndërsa studiuesi Zef Preci thotë se opozita duket se e ka më të lehtë fushatën, duke e vënë theksin te papunësia, ecurinë e ngadalshme të integrimit europian dhe taksat, ndërsa qeveria i shmang këto pa dhënë asnjë llogari për mos-mbajtjen e premtimeve, por duke bërë premtime të reja jorealiste.

“Gjigandomania e aplikuar nga zoti Rama në ekonomi sidomos 5 vitet fundit, kryesisht në formën e kontratave të Partnerit – Publik – Privat, shpesh herë të kritikuara për klientelizëm dhe favoritizëm etj., në thelb është një praktikë që nuk duhet të vazhdojë. Kushdo që do të qeverisë vendin, duhet të heqë dorë nga ky kurs rrënues për zhvilimet ekonomike në vitet që vijnë”, tha zoti Preçi.

Studiuesit besojnë se varfëria dhe emigrimi i lartë i shqiptarëve vitet e fundit dhe vështirësitë e shumta sociale që po përballin banorët kanë ardhur nga mënyra e pazakontë e qeverisjes.

Zoti Buxhuku shtoi se zgjedhjet e 25 prillit po mbahen në mesin e një krize politike dhe në një rënie të përgjithshme të sistemit institucional demokratik në Shqipëri, ku pushteti qendror dhe vendor janë bërë monopartiakë, ku gjykatat dhe ekonomia kanë një mori vështirësish dhe difektesh themelore.

“Problematikat ne i kemi me mënyrën se si jemi qeverisur dhe se si është menaxhuar gjithçka deri më sot. Ne i kemi gjithë mundësitë dhe potencialet si vend, që duke njohur ku kemi gabuar të gjejmë më pas edhe ilaçin dhe zbatojmë edhe terapinë e duhur të shërimit dhe për ta çuar Shqipërinë drejt standarteve që meritojnë pasuritë dhe potencialet tona natyrore, njerëzore e gjeostrategjike”, tha zoti Buxhuku.

Pandemia dhe tërmeti pohojnë studiuesit janë peshat më të rënda në supet e qeverisjes dhe ekonomisë shqiptare, që edhe pa ato ishin më parë në kushte tepër të vështira, me borxhe të shumta dhe deficite dhe shpenzime të konsiderueshme.

Sipas zotit Preci, qeveria e ardhshme do të ndeshet me pasojat e pandemisë dhe tërmetit për një periudhë të paktën 2-5 vjeçare.

“Përballimi me realizëm i procesit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti I 26 nëntorit 2019 dhe korigjimi i efekteve të pandemisë kërkojnë kohë, sidomos në fushën e turizmit, infrastrukturës, cilësinë e shërbimeve, sistemit fiskal etj., do të kërkojnë kohë. Kushdo që do të qeverisë në 4 vitet që vijnë përballimi I këtyre sfidave do të mbizotërojë të paktën dy vitet e para të mandatit, dhe pas kësaj mund të flitet për reforma”, tha zoti Preçi.

Nga pikëpamja teorike, pohojnë studiuesit debate kryesor mbetet ai para 8 vjetëve – nëse bizneseve u duhet ngarkuar një taskë e sheshtë deri 9 për qind sipas opozitës apo një taksë progressive nga 15 e në rritje sipas socialistëve.

Por më e rëndësihmja, sipas tyre, mbetet zbatimi praktik i tyre I masave fiskale, rritja e puënsimit, mirëqeverisja, mos-thellimi i borxheve, shmangia e ndërtimeve të shtrenjta e të panevojshme, që e mundojnë ekonominë edhe shumë vite më pas./voa

Paraardhëse

Bushati paralajmëron goditjen e fortë që do të marrë së shpejti çifti Meta-Kryemadhi

Pasardhëse

FBI-ja shqiptare drejt finalizimit, ambasada e SHBA në Tiranë jep lajmin e mirë

Pasardhëse

FBI-ja shqiptare drejt finalizimit, ambasada e SHBA në Tiranë jep lajmin e mirë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.