• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbyllja e Agon Channel, Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe

2 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
104
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në këtë fushatë për Edi Ramën po vërtetohet fabula e keqbërësit të cilin e ndjekin nga pas krimet e veta. Pikërisht atëherë kur nuk i duhej, ai është bërë përgjegjës se i ka humbur shtetit shqiptar plot 110 milionë euro për tekën personale të mbylljes së TV Agon Channel të biznesmenit Italian Francesco Bechetti. ICSID, gjykata e arbitrazhit e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Shteti shqiptar u ankua ndaj këtij vendimi por sot më në fund, Zëri i Amerikës ka publikuar lajmin se ky pretendim ishte i padrejtë dhe Shqipëria duhet të paguajë shumën me të cilën është dënuar. “Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh” thuhej aty.

Në fakt se ky ishte një ndëshkim pa kthim u morr vesh që në janar të këtij viti kur mediat botërore njoftuan se ka filluar të ngrijnë llogaritë bankare të shtetit shqiptar në perëndim. Por si gjithmonë Edi Rama përdori kartën e mohimit. “Është e pavëretë që Becchetti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake news”, është botërore” tha ai këtë janar.

Po prse Rama e mohoi deri në fund me këmbëngulje atë që e dinin të gjithë? Për arsyen e thjeshtë se ai është përgjegjësi kryesor për humbjen e kësaj shumë kolosale. Kur televizioni Agon Channel, u pezullua dhe më pas u mbyll 10 ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2015, kryeministri i parapriu luftës politike të kësaj mediaje kritike më te.

Në qershor 2015, pas sekuestrimit të televizionit Agon Channel dhe aktiviteteve të tjera të biznesmetnit italian, kryeministri bëri deklarata tejet të forta paragjykuese. Ai tha se të ardhurat që financonin këtë ekran ishin “pra të zeza”. Po këtë muaj, në një intervistë për vision Plus, Kryeministri Rama i përforcoi akuzat e tij duke deklaruar se e konsideron “një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik” dhe se media e Becchetit, Agon Channel “është financuar nga aktivitet ekonomik kriminal”. “Nuk është hetuar media këtu, nuk është goditur Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik” përforcoi ai në një intervistë tek “5 pyetje nga Babaramo”.

Por të gjitha këto akuza ranë njëra pas tjetrës.Fillimisht drejtësia shqiptare kërkoi ekstradimin e Francesco Becchettit dhe njoftoi për të Interpolin. Por ai e fitoi gjyqin dhe pala shqiptare nuk u paraqit. Atë e akuzuan për fshehje të origjinës së parave, por ai nxori dokumentin se Agon Channel qe financuar me paratë e ligjshme të fittuara në një proces gjyqësor 400 milionësh kundër Deutche Bank. Më tej, i gjendur në vështirësi në emisionin “Opinion” kryeministri deklaroi se hetimet ishin bërë në bashkëpunim me palaëan italiane. Vetëm më vonë e pyetur nga gazetarët shqiptarë ambasada e këtij vendi në Tiranë, mohoi duke thënë se ai ishte një hetim ekskluzivisht shqiptar.

Pra me radhë edhe burimi i parave të pista edhe dëshira për të rikthyer Becchettin me pranga në Tiranë edhe mashtrimi se investigimi qe italo shqiptar, u rrëzuan dorë pas dore. Më në fund në 24 prill 2019, Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore, arriti në përfundimin se qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.

Ky dëm me kosto mbi 110 milionë euro ka ardhur vetëm prej veprimeve të pamatura të Edi Ramës. Ende nuk dihet nëse ai e ka goditur biznesmenin italian për llogari të një pale të tretë, apo thjeshtë për të hequr qafe një media kritike.Por një gjë është e sigurtë: Edi Rama ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe diçka për të fshehur. Prandaj ai krijoi dhjetra alibi dhe u mundua të gënjejë deri në fund. Por si për të zbatuar thënien e vjetër se gënjeshtra e ka bishtin nga pas, e vërteta i shpërtheu në momentin e vet më të keq, në kulmin e fushatës.

Paraardhëse

“Rama është kthyer si satelit për mua”,Basha: Më monitoron orarin e gjumit

Pasardhëse

Deklaratat e Ramës për punëtorët nga jashtë, Kryemadhi i bën kërkesën e prerë kryeministrit

Pasardhëse

Deklaratat e Ramës për punëtorët nga jashtë, Kryemadhi i bën kërkesën e prerë kryeministrit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.