Sot është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar ën KQZ listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit. Që në orët e para të mëngjesit partitë kanë filluar lëvizjet dhe e para i është drejtuar KQZ-së, partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit.
Gazetari Osman Stafa bën të ditur se kryedemokrati Lulzim Basha pritet të kandidojë në Tiranë, ndërsa nuk dihet nëse do ta shfrytëzojë mundësinë për të qenë edhe në qarqe të tjera, siç do të jenë kryetari i PS, Edi Rama, apo kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Sa i takon partisë së kësaj të fundit, LSI, gazetari Stafa tha se nuk pritet të ketë surpriza në lista, pasi emrat janë publikuar edhe më herët, dhe janë drejtues qarqesh apo ish-deputetë të kësaj force politike.
Ndërsa sa i përket PD, deri më tani është bërë e ditur që drejtuesit politikë të qarqeve pritet të jenë në lista të sigurta, si Gazment Bardhi është në Elbasan, Paloka në Durrës, Tritan Shehu në Gjirokastër, Xhelal Mziu në Dibër, etj.
Ndërkohë, burime nga selia blu i thanë gazetarit Stafa se pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të ketë një vend në Qarkun e Tiranës, ashtu si dhe tre aleatë të Bashës, Dashamir Shehit, Fatmir Mediut dhe Shpëtim Idrizit.
Sot do të mësojmë për Vangjel Dulen, ku mundësia më e madhe është të jetë në Korçë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e kandidimit të tij në Vlorë.
Po ashtu, Nard Ndoka do të jetë në Shkodër, por nuk dihet ende se ku do të renditet, nëse do të jetë në listë fituese, apo do i duhet ta fitojë vetë mandatin e tij.
Gjatë ditës së sotme, PD do të mbledhë Kryesinë, ku Lulzim Basha do propozojë listën e tij përfundimtare. Pastaj, Kryesia e PD do të miratojë ose jo listën e Bashës.
Diskutime rreth kësaj post