• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lefter Maliqi merr vendimin surprizë, zbulon se në cilën parti ka zgjedhur të rreshtohet

3 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
161
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lefter Maliqi ka zgjedhur të kandidojë nën siglën e LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin e ka konfirmuar vet ai në Facebook ku shtruan se do jetë Kordinator politik i fushatës për Bashkitë Kuçovë dhe Ura Vajgurore.

Postimi i plotë i Maliqit:

“VENDIMI IM PËR POZICIONIMIN POLITIK NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT!

Të dashur miq!

Pasi ju bëra me dije që në Dhjetor 2020, që do të bëja një shkëputje nga protagonizmi im në media, derisa të vendosja pozicionimin tim politik zgjedhor, tashmë rimarr komunikimin tim intensiv me ju me një VENDIM.

Të gjithë ju që më njihni, e dini mirë historikun e kontributit tim politik, dhe vitet e mia në shërbimin tuaj kanë dominuar krah forcës së cilës unë i bashkohem në këto zgjedhje.

Mora një kohë relativisht të gjatë për të vendosur, (vetëm pazaret bëhen shpejt), sepse jetoj dhe punoj vetëm me një qëllim: T’ju shërbej juve, interesit publik, në veçanti elektoratit tim në qarkun e Beratit.

Koha ime më e madhe kalon pranë bashkëqytetarëve të mi në Berat dhe vendimi im është reflektim mbi dëshirën dhe mendimin e tyre.

Pakënaqësia e tyre dhe ajo e bashkëatdhetarëve të tyre në të gjithë vendin, është e madhe dhe në këto kushte, unë ndjej detyrimin për t’i dhënë shpresën për ndryshim, për të cilën kanë nevojë më 25 Prill.

Kam qenë, jam dhe do të jem zëri i tyre, opozitari i çdo Qeverie, sepse qëllimi im nuk është pushteti (ndryshe do kisha qëndruar me pushtetin kur kam pasur rastet), por është përfaqësimi dinjitoz i atyre që më votojnë me symbyllur.

Nga sot, unë zhvendosem me kohë të plotë pranë elektoratit tim në qarkun e Beratit, si Kordinator politik i fushatës për Bashkitë Kuçovë dhe Ura Vajgurore, për një fushatë që do ngjizë ndryshimin e madh, të cilin shqiptarët e kanë jetik.

Kam kërkuar që të jem në fund të listës, numri 7, për t’ju dëshmuar të gjithëve, se sa mbështetje gëzoj në qarkun e Beratit.

Ky është bast moral dhe publik!

Unë, Lefter Maliqi, rreshtohem krah partisë që ka kërkuar gjithmonë sistem dinjitoz zgjedhor dhe integrimin e vendit ne BE, këtu e shumë vite më parë, në sinkron të plotë me parimin tim dhe dëshiren e Shqiptareve.

Unë votohem dhe votoj, bashkë me ju, për LSI-në, dhe fitojmë 25 Prillin, me dhe për shqiptarët!

Ju garantoj se ekipi i LSI-së në Qarkun e Beratit do fitoj 3 mandate, dhe opozita e bashkuar do të kthehet me fitore!” – shkruan Maliqi.

Paraardhëse

Si nuk e kemi ditur më parë, zbuloni çfarë i ndodh organizmit tuaj kur pini çaj kamomili të ftohtë

Pasardhëse

Ylli Manjani zbulon prapaskenat e forta politike, tregon arsyen pse u prish koalicioni PS-LSI: Këto fakte nuk mund të zhbëhen

Pasardhëse

Ylli Manjani zbulon prapaskenat e forta politike, tregon arsyen pse u prish koalicioni PS-LSI: Këto fakte nuk mund të zhbëhen

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.