• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama apo Basha? Analistët komentojnë zgjedhjet e 25 Prillit, tregojnë cili ka më shumë mundësi të shpallet fitues

10 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
306
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analistët Ilir Yzeiri dhe Agron Gjekmarkaj kanë dhënë mendimet e tyre për zgjedhjet e 25 Prillit dhe votën që do të japin shqiptarët.

Teksa kanë filluar të bëhen premtimet e para për qytetarët, Yzeiri dhe Gjekmarkaj kanë treguar në “Top Talk” nëse më 25 prill, vota do t’i jepet individit apo premtimeve.

Ilir Yzeiri: Pikërisht për këtë do votohet sepse në themel të akteve premtuese është individi, ai që bën premtimin. Prej atij varet realizimi ose kthimi në një akt i premtimit. Dhe votuesit, të gjithë pa përjashtim do të shikojnë personalitetin, karakterin, dinjitetin, forcën e atij që premton. Nga kjo pikëpamje më duhet të themi që Lulzim Basha për fat të keq sipas mendimit tim gjithmonë ka treguar në këto vite që nuk është personaliteti i duhur për të premtuar ato që ka ndërmend të bëjë një lider i forcës politike më të madhe në opozitë, nuk ka treguar deri tani pjekuri politike të duhur, nuk ka treguar forcën, vullnetin dhe karakterin, por në krye të Partisë Demokratike, e copëzoi atë forcë politike dhe në krye të Bashkisë së Tiranës kur ishte për 4 vjet ndërtoi vetëm 500 metra rrugë këtu nga Filologjiku në Sauk dhe nuk bëri asnjë punë tjetër.

Për fat të keq, përshtypja më e madhe për Lulzim Bashën është se ai nuk i mban dot premtimet dhe nuk i kryen dot punët deri në fund. Këtu po i citoj akuzat që i bën një nga kundërshtaret e tij, Jozefina Topalli, e cila thotë që premtimet e Lulzim Bashës jo vetëm që nuk realizohen, por nuk ka asnjë performancë për t’i mbajtur ato.

Agron Gjekmarkaj: Mbi të gjitha besoj se do jetë një votë gjykimi, votë gjykimi për punët e qeverisë në 8 vite dhe si e tillë do të jetë një votë kundra me ndonjë shumicë, do jetë një votë ndërmjet njeriut mesjanik dhe njeriut që i di të gjitha duke shfaqur një lloj arrogance, herë simpatike dhe herë jo sic është kjo e Edi Ramës dhe njeriut normal sic është Lulzim Basha.

Do jetë një votë që do gjykojë sigurisht programet dhe vërtetësinë e tyre në raport me kohën dhe realitetin në të cilin jetojmë dhe sa i përket Bashës, mendoj se mund ti përmenden disa gjëra pozitive. Nuk e di në kanë qenë premtime, por janë gjëra pozitive që do ta gjykojnë qytetarët, sic është koha kur ai ishte ministër i transportit për rrugën e Kombit, kur ishte ministër i brendshëm për liberalizimin e vizave dhe integrimin në NATO si ministër i jashtëm dhe kryetar i Bashkisë Tiranë që nuk i bëri dëme qytetit. Në këtë kontekst mendoj që do të prevalojnë një votë pro Bashës dhe opozitës.

Paraardhëse

“E ke marrë Shqipërinë keq e më keq”, kryeministri Rama shkëmben batuta me banorin

Pasardhëse

Zgjedhjet 25 prill: Nora Malaj tregon qëllimin e LSI: Preferon kaq mandate në total! Ja cili qytet do i japë goditjen e parë Ramës

Pasardhëse

Zgjedhjet 25 prill: Nora Malaj tregon qëllimin e LSI: Preferon kaq mandate në total! Ja cili qytet do i japë goditjen e parë Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.