• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti i Serbisë bën lëvizjen e papritur, Vuçiç mobilizon ushtrinë dhe “kërcënon” Kosovën

28 January, 2021
në Aktualitet, Rajon
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në takimin me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë serbe, “U diskutuan të gjitha mundësitë e rrezikimit të sigurisë së Serbisë”, dhe tha se në atë kontekst, “Serbia duhet të kujdeset për veten e saj”.

“Ju e dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë dhe Metohi, ne gjithashtu kemi probleme të tjera rajonale, së bashku me problemet e llojit të tretë, të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet gjeopolitike të fuqive të mëdha dhe ku ne shpesh jemi vendi rreth të cilit interesat e tyre përplasen”, tha Vuçiç.

“Në lidhje me këtë, Serbia duhet të kujdeset për veten e saj”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Gardës “Topcider”.

Vuçiq njoftoi se do të ketë investime të mëtejshme në ushtrinë serbe dhe sistemin e mbrojtjes, si dhe rritje të konsiderueshme të të ardhurave për anëtarët e ushtrisë gjatë këtij viti.“Këtë vit do të ketë rritje të mëdha të pagave për ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, me një rritje prej pesë përqind nga fillimi i vitit, do të ketë një shtesë prej 10 përqind për nënoficerët, dhe rritja totale për ushtarakët do të jetë ndërmjet 9.8 përqind dhe 17.6 përqind”, tha Vuçiç pas takimit, në të cilin u prezantuan rezultatet e analizës së gjendjes së aftësive funksionale dhe operacionale të ushtrisë serbe për vitin 2020.

Ai u shpreh se në takimin ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviç, u diskutuan të gjitha mundësitë e rrezikimit të Serbisë. Vuçiç tha se gjatë vitit të kaluar është punuar për rritjen e gatishmërisë luftarake, për blerjen e armëve dhe pajisjeve më moderne, nga pacinra S1 deri te mjetet ajrore pa pilot.

Ai njoftoi se këtë vit, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet formës së luftës elektronike, kështu që, përveç mjeteve ajrore pa pilot edhe atyre më të fuqishmeve do të punohet edhe në prokurimin e sistemeve radare.“Ne duam t’i mbajmë pjesëtarët e ushtrisë duke rritur të ardhurat e tyre”, theksoi Vuçiç.

“Në takim, ne kemi analizuar të gjitha kërcënimet e mundshme ndaj sigurisë së Serbisë dhe kemi diskutuar të gjitha të drejtat dhe veprimet taktike gjeostrategjike dhe ushtarake në rast të agresionit kundër vendit tonë dhe sa forca mund të jenë të gatshme brenda 24 orëve, cilat janë rezervat e mjeteve ushtarake, ushqimit dhe gjërave të tjera”, theksoi presidenti serb.

Ai tha se ushtrua serbe po bëhet çdo vit e më e fortë.

Paraardhëse

Ish-këshilltari i Lulzim Bashës nxjerr zbuluar Partinë Demokratike: Programi i PD është i parealizueshëm

Pasardhëse

Prezantoi sot programin ekonomik, Rama publikon videon dhe ironizon keq Bashën

Pasardhëse

Prezantoi sot programin ekonomik, Rama publikon videon dhe ironizon keq Bashën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.