• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Fitojmë mbi 74 mandate!” Balla: Nuk konkurrojmë me Lulin e Monën më 25 prill! Ilir Meta, arsyeja e shpopullimit

27 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, vitin e vështirë të pandemisë së koronavirusit, duke thënë se ekonomia Shqipëria po rimëkëmbet.

Teksa iu bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar naftën me akcizë, pasi afati i fundit është 25 shkurti, Balla u ndal dhe te shpopullimi, duke iu përgjigjur akuzave të shumta të Presidentit Ilir Meta. Mes të tjerash, numri dy i PS deklaroi se nëse ka një arsye pse ikin shqiptarët ajo është pikërisht Ilir Meta.

“Mendoj që ne shqiptarët dhe me këtë qeveri që kemi e kemi përballuar më së miri këtë situatë. Ekonomia për fat të mirë po ecën mirë. I lutem çdo fermeri të shkojë dhe të aplikojë për naftën për akcizë. Procesi përfundon më 25shkurt, duhen vetëm dy dokumente të thjeshta, të hapësh një nipt dhe atë tapinë t’i bësh një foto. Procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë po ecën mirë. Të dhënat e para tregojnë që Shqipëria e ka kaluar pjesën e vështirë dhe jemi në atë pjesën ku mund të shohim dritë në fund të tunelit”, tha Balla.

I pyetur për programin politik të PS, Balla deklaroi se “Ne jemi në garë me njerëzit. Ne kemi disa, jo një. Për cdo sektor ne kemi një qasje që është në implementim. Ne kemi arritur që në këto 7 vite qeverisje të ndërtojmë shtet në Shqipëri, një shtet që kujdeset për qytetarët. Jemi përpjekur të mos lëmë askënd vetëm. Ne jo vetëm do të rikonfirmojmë 74 mandate, mbase dhe më shumë”.

BB thotë se Shqipëria rrezikon të duket si e kthyer pas në kohë 8 vite sa i përket nivelit të varfërisë?

Nëse lexoni të njëjtin raport, i njëjti thotë që ekonomia amerikane është më keq seç ishte në krizën e vitit 2018. Ekonomia më e madhe në botë. Pra, nëse ne na kanë kthyer 8 vite, ata i kanë kthyer 12 vite pas. Në këtë këndvështrim, mendoj që ekonomia shqiptare, që pësoi dy goditje, përsëri po rritet. Kemi një rritje shumë të madhe në sektorin e rindërtimit, kemi edhe prodhimin vendas, për shkak të goditjes që pati sektori fason. Në Qarkun e Elbasanit vetëm gjatë vitit 2020 qeveria shqiptare ka ndihmuar me12 mijë paga lufte. Ishte shteti shqiptar që pagoi për ta.

Ka pasur edhe ankesa…

Unë ja hap telefonin kujtdo që i bie dhe i përgjigjem kujtdo me sms, nuk di ndonjë rast të tillë ankese. Iu përmenda rastin e naftës pa akcizë, sepse afati i fundit është më 25 dhe ne këtë e kemi, e lëmë për në fund. Shteti ka vendosur 9.5 miliardë lekë për të kompensuar fermerët, edhe pse në një vit të vështirë. Fshati nuk ka pasur kërkesë tjetër, përveç kësaj, sepse tokën e punon vetë. Fshatari e punon vetë tokën, por ka nevojë për TVSH, që e hoqëm vitin e kaluar, dhe naftën pa akcizë. Është investimi më i madh në këto 30 vite, edhe me kanalet e kullimit. U investua në kohë në kanale kulluese dhe në prita lumore dhe këtë vit, që kemi reshje shumë të larta, kemi sipërfaqe toke shumë herë më të vogla të përmbytura. Gjithashtu, kemi rritur me 40% pagat e mjekëve, kemi rritur pagat e infermierëve dhe të mësuesve, dhe jemi qeveria e parë që rimbursojmë mjekimin në shtëpi të të sëmurëve me Covid.

Kur do ta njohin njerëzit programin politik të PS? Kur do ta prezantoni të gjithin?

Ne nuk hyjmë në këtë debat, fare, se nuk kemi kohë të fillojmë të diskutojmë se ç’premton Luli e ç’premton Mona. Luli e Mona janë të gatshëm t’iu premtojnë shqiptarëve parajsën e parë. Ndërkohë që ne nuk jemi në konkurrim me ta. Ne kemi një program që është në implementim të përditshëm, ne kemi një garë me pritshmërinë e shqiptarëve ndaj nesh. Jam i vetëdijshëm që ne nuk kemi arritur të përmbushim dot pritshmëritë e qytetarëve, por këta duhet të kuptojnë se është vetëm alternativa e PS që mund të vazhdojë ta mbajë trenin në shinat e vendosura. Shifrat deri tani kanë qenë shumë domethënëse. Imagjinoni që spitalet, në kulmin e pandemisë, të ishin spitalet e pak viteve më parë. A mund të mendohet se shqiptarët ikin për shkakun tonë dhe Ilir Meta qenka shpëtimi i tyre? Në ka një arsye pse ikin shqiptarët, është Ilir Meta. Ndër vendet me numrin më të madh të shpopullimit është Bullgaria, ku ka fshatra pafund të zbrazura tërësisht. Rumania, Kroacia, Portugalia, etj. kanë probleme me largimin e njerëzve. E vërteta është se sot shqiptarët kanë shumë më shumë mundësi. Unë nuk mund të them që Shqipëria do të ketë pagat që jep Gjermania për mjekët, por ne i kemi rritur pagat. Ne i rritëm këtë pagat me 40%. Gjeni një vend tjetër që ka bërë një rritje pagash në këtë nivel. Iu bëj thirrje liderëve të opozitës të mos iu bëjnë shqiptarëve leksione për maskën, sepse ata nuk kanë nevojë të shohin fytyrat e tyre.

Paraardhëse

Nuk justifikon 8 milionë lekë, sa i pasur është Pandeli Majko?

Pasardhëse

Shkërmoqet LSI! Kryemadhi merr një tjetër goditje të fortë para zgjedhjeve, avokati i njohur largohet nga partia e Monikës

Pasardhëse

Shkërmoqet LSI! Kryemadhi merr një tjetër goditje të fortë para zgjedhjeve, avokati i njohur largohet nga partia e Monikës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.