• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hetimet e dosjeve të vjetra, Ngjela: SPAK do vendosë drejtësinë e munguar në vend, do të goditen dhe të korruptuarit

10 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar dje goditjet që ka dhënë SPAK fillimisht ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe dy ditë më parë ndaj krimit të organizuar që sipas tij, kanë blerë ndër vite drejtësinë e korruptuar.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, avokat Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të vihet drejtësia në vend, ndërsa duke u bazuar edhe në qëndrimin e ambasadores amerikane, Ngjela zbuloi se goditja e radhës do të jetë dhe duhet të jetë në krahun e forcës së korrupsionit të lartë shtetëror. Sipas tij, lufta që SPAK do t’i shpallet krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte e paralajmëruar.

“Mbas sekuestrimit të pasurisë së ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, SPAK sot filloi arrestimi i krerëve të krimit të organizuar ordiner, që, në vite, kanë blerë drejtësinë e korruptuar. Çfarë po ndodh? Asgjë që nuk pritej, gjithçka, që pas ngritjes së SPAK-ut, ishte e pritshme në hapësirën antikrim në Shqipëri. Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, i parashikon si struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kurse, vetë korrupsionin e lartë politik dhe krimin e organizuar, ajo e paravendos juridikisht si një strukturë të veçantë kriminale.

Askush nuk e kuptoi qartë kur SPAK-u u ngrit dhe deri tani kishte dyshim se përse duheshin lidhur bashkë institucionalisht këta dy aspekte të strukturës antikrim në Shqipëri. Në çdo shoqëri, të pushtuar me sundim nga krimi, funksionon fuqishëm një strukturë kriminale. Kështu funksionon edhe në Shqipërinë e sotme: Shqipëria sot, është e provuar që rezulton si një shtet me strukturë kriminale. Tani, gjithsecili beson, se e kupton qartë këtë gjykim: krimi i organizuar, si ai i krerëve të këtij krimi që u arrestuan dje, është i lidhur me politikën e lartë shqiptare”, shkruan ai.

Më tej avokat Spartak Ngjela është shprehur se krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri ka lulëzuar, pasi sipas tij, prokuroria nuk kishte vullnet t’i hetonte.

“Në fakt, ky është realisht vetë spektri i krimit shqiptar dhe kjo është edhe struktura e tij esenciale. Si është e sistemuar kjo strukturë kriminale? Struktura kriminale në Shqipëri ka pasur dhe ka këtë sistem: Prokuroria nuk hetonte, gjykata e lironte edhe ndonjë të kapur në flagrancë, kurse politika e lartë e korruptuar, ndihmësja e përgjithshme e krimit, punonte me krimin e organizuar për të pastruar rrugën, sepse e ka pasur dhe e ka krahun e vet të forcës, ngaqë, po këtë, korrupsioni e mban edhe si klientelën e vet ekonomike”, nënvizoi Ngjela.

Paraardhëse

LSI rrezikon të mbetet mes katër rrugëve, PD synon 71 mandate dhe të mbajë e vetme qeverinë, zbardhen lëvizjet në opozitë

Pasardhëse

Familja e Joe Biden në telashe, djali i tij vihet nën hetim nga prokurorët federalë

Pasardhëse

Familja e Joe Biden në telashe, djali i tij vihet nën hetim nga prokurorët federalë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.