• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ruli i dërgon mesazhin e tretë Berishës për tu larguar, njeriu i Bashës sinjal të qartë ish-kreut të PD se i është mbyllur dera e politikës

9 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtohen divergjencat brenda Partisë Demokratike. Marrëdhëniet mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës nuk janë fort të mira dhe ai që e tregon fare qartë këtë është Genc Ruli, i cili ka shtuar dozën e mesazheve për Sali Berishës, se ka ardhur fundi i tij politik.

Dje ai i ka dërguar mesazhin e tretë ish-liderit demokrat, duke thënë se koha e tyre ka përfunduar në jetën politike aktive.

“Në ndryshim nga 2005, ku aksioni im quhet rikthim në PD, se më larguan dhe u riktheva. Unë nuk jam rikthyer, nuk i jam rikthyer politikës. Në 2017 nuk jam përzënë, u dorëhoqa. Dorën në zjarr nuk vë. Unë kam deklaruar vetë që jam dorëhequr. Padyshim pas humbjes isha kritik. Kështu që, edhe me Berishën, unë e kam nisur frazën duke shpjeguar vetëm, kur më është kërkuar për Berishën kam thënë boll më ne, elita jonë. Kemi plot lavdi për t’u prehur në qetësi, Shqipëria ka nevojë etike për të ndërruar elitat. Jemi i vetmi vend ish-komunist me të njëjtën elitë politike”, – tha ai.

Ruli ka treguar se si ka ndodhur në Poloni, Hungari, Rumani e vende të tjera ku klasa politike ka ndryshuar disa herë. Ndërsa në vendin tonë kemi të njëjtët njerëz prej 30 vitesh.

“Berisha e ndihmon Bashën shumë për votat e demokratëve, tek elektorati gri nuk e tërheq. Si një kalkulim, Berisha s’ka pse vesh kostumin e politikanit, është idhull i PD. Rrezaton edhe sikur telefonin të ngrejë. As Basha vetë nuk mjafton. Mendoj që Basha që 2 muaj më parë të ishte portret kolektiv në daljet publike. Secili nga ne kishte segmentin e tij që e tërhiqte ai, por tjetri kishte një segment tjetër. Ma do mendja PD duhet të nxjerrë ekipin kryesues, drejtuesit politik të qarqeve apo kandidatët nr.1. Basha duhet të shkojë të prezantohet me ta. Berisha në 2009 s’ka bërë ndonjë dalje pa 5-6 ministra apo ekipin”, tha Ruli.

Futja në politikë

Ish-deputeti dhe ministri i PD, Genc Ruli i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës ka kujtuar fillimet e partisë që përfaqësoi ai prej vitesh, dje në Ditën e Rinisë. Ruli bën një krahasim me dy prej themeluesve më të rëndësishëm të PD, Gramoz Pashkos dhe Sali Berishës. Ai thotë se Pashko pati një shkëlqim si meteor edhe pa qenë lider, teksa thekson se atë turma e dëgjonte dhe e simpatizonte teksa edhe mediat e huaja e shihnin si lider atë. Nga ana tjetër sipas Rulit Pashkos i mungonte vetëdisiplinimi ekstrem i vetes dhe ishte kozmopolit, kurse nga ana tjetër ishte Sali Berisha që vinte nga një element tradicional.

“Rianalizoj dhe vetë, Gramozi pati shkëlqimin e një meteori. Ai padyshim u bë figura që e zaptoi më shumë, për një arsye, ishte më larg dhe po e shihnim me besim te PD, ky po konfigurohej. Kur bëhen më vonë votimet brenda Kryesisë, Gramozi s’ka qenë kandidat. Gramozi ishte nxitësi i shpirtit dhe i mëndjes. Gramozin njerëzit, apo turmat e donin, e dëgjonin, e simpatizonin. Konkurronte dhe Berisha. Gramozi kishte një avantazh, kishte referencën e mediave të huaja. Ai ishte një ndër liderit. Në momentin që do kristalizohej struktura e PD, ai kishte përveç këtyre cilësive të papërsëritshme të karakterit, temperamentit ishte problemi, a e kap dot enzimën e fundit për lider. Elementi i parë është vetëdisiplinim ekstrem i vetes, Gramozi nuk e kishte. Mendoj që Sali Berisha vinte nga një element tradicional, kurse Gramozi ishte kozmopolit”, tha Ruli.

Paraardhëse

“Nuk e shpëtoj as unë, as Lulzim Basha”, Ilir Meta bën deklaratën e fortë, paralajmëron ndryshimin pas 25 prillit

Pasardhëse

30 vjet nga rrëzimi i komunizmit, Basha kujton 8 Dhjetorin: Edhe sot rinia do e sjellë ndryshimin

Pasardhëse

30 vjet nga rrëzimi i komunizmit, Basha kujton 8 Dhjetorin: Edhe sot rinia do e sjellë ndryshimin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.