• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela dhe Klosi: “Pas Llallës e kanë radhën njerëzit që fshihen pas tij”

5 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla duket se do të ketë shumë telashe me drejtësinë. SHBA e ka bërë të qartë se nuk do të dorëzohet përballë tij, por ndëshkimi i Llallës duket se është një mesazh për të gjithë ata që fshihen pas tij.

Llalla qëndroi Kryeprokuror me mbështetjen fortë të dyshes Meta-Berisha, ndërsa shumë ish-ministra, ish-krerë bashkish dhe funksionarë të lartë ja hodhën paq edhe pse ishin të zhytur në afera. Por për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dhe avokatin Spartak Ngjela, pastaj e kanë radhën ata që e mbështetën.

Zoti Klosi, gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, e cilësoi sekuestrimin e pasurive të ish-kryeprokurorit si një sinjal të mirë se drejtësia po lëviz, por edhe si një paralajmërim se pas Llallës, e kanë radhën njerëzit që fshihen pas tij.

Sipas ish-kreut të SHISH, Llalla është një “Peshk i Madh” që ka rënë në rrjetën e drejtësisë së re dhe se shumë emra që e përdorën atë ndihen po aq të rrezikuar që të kenë fatin e tij. “Shiko! Adriatik Llalla është një “Peshk i Madh” që ka rënë në rrjetat e SPAK dhe kjo është një shumë e mirë dhe një sinjal se pas tij e kanë radhën të tjerë të korruptuar. A e dini pse? Sepse SHBA siç ka për Llallën prova, ka për të gjithë zyrtarët e korruptuar dhe atyre po ju ngushtohet laku.

Kështu që Llalla është “Peshk i Madh” dhe vendimi i SPAK duhet përshëndetur fort. E rëndësishme është që me sekuestrimin e pasurive të Llallës është që të nxjerrim mësime të tjerët, qoftë edhe ata që e kanë mbështetur apo përdorur, referuar pyetjes suaj. Se nuk është puna tek ata që e kanë mbështetur, pasi ata thonë ne kështu e pamë të arsyeshme dhe kështu e dinim dhe i ikin përgjegjësisë”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

Sekuestrimi i pronave mesazh i SHBA:

Më tej gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh se sekuestrimi i pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm që mbështesin reformën në drejtësi dhe organet e reja të dalë prej saj, por janë të vendosur për të luftuar me zero tolerancë korrupsionin në Shqipëri.

Madje, zoti Klosi zbuloi se ky rezultat i SPAK nuk do të arrijë pa mbështetjen dhe këmbënguljen e ambasadës amerikane në Tiranë. “Mua më pëlqen këmbëngulja e ambasadores, pasi sapo u bë publike që iu sekuestruan pasuritë Llallës, ajo tha që SPAK po punon mirë, duhet mbështetur dhe më the të thashë. Kjo tregon që dhe madje ka qenë qëndrimi im i vjetër që besim i madh që kam tek organet e reja të drejtësisë dhe reforma në drejtësi, është se pas tyre është SHBA, e cila i mbështet fort dhe kërkon me çdo çmim që të luftojë korrupsion në Shqipëri.

SHBA ka investuar shumë dhe e ka marrë përsipër të çojë përpara reformën, këtë e tregon edhe përplasja ndonjëherë me politikën shqiptare, duke iu treguar se nuk do t’i lejojnë që ta sabotojnë atë. Pra, unë besoj se ky është një sinjal se SHBA dhe organet e reja të drejtësisë do e çojnë deri në fund luftën kundër korrupsionit”, nënvizoi Klosi për gazetën “SOT”.

Ngjela: Të rrezikuar edhe njerëzit që qëndrojnë pas Llallës

Por në të njëjtën linjë me ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi dje është rreshtuar edhe avokat Spartak Ngjela. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, theksoi se pas ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, SPAK sipas tij, do të trokasë edhe tek zyrtarët e tjerë të lartë korruptuar, të cilëve do t’iu sekuestrojë pasurinë. Dhe duke përfituar nga rasti avokat Ngjela zbuloi se të rrezikuar që mund të përfundojnë si Llalla janë edhe ata politikanë apo pushtetarë që qëndrojnë pas tij.

“Shenja e mirë nga ky veprim i fundit i SPAK është se pas kësaj Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme do fillojnë luftën anti korrupsion në nivele të larta. Pra shenja që dha kthimi i çështjes së ish-Prokurorit të Përgjithshëm është që tani presim të fillojë në spektër më të gjerë edhe për korrupsionin e lartë shtetëror.

Pas sekuestrimit që iu bë Llallës, ky veprim është edhe një paralajmërim për personat që qëndrojnë pas tij, janë të gjithë personazhe të politikës së lartë, sepse po jepen sinjalet që këtu do shpejtohen hetimit, dhe unë kështu mendoj që do shpejtohet”, deklaroi Ngjela për gazetën “SOT”.

Paraardhëse

Baton Haxhiu: “Rama do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ja çfarë do ndodhë me PD e LSI”

Pasardhëse

Twitter mund ti bllokojë Tumpi-it llogarinë pasi ai të largohet nga Presidenca

Pasardhëse

Twitter mund ti bllokojë Tumpi-it llogarinë pasi ai të largohet nga Presidenca

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.