• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Shtëpia e Bardhë jep njoftimin e rëndësishëm për Joe Biden

24 November, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtëpia e Bardhë ka dhënë miratim që Presidenti i zgjedhur, Joe Biden të marrë dosjen e përditshme të informimit të presidentit, ku përfshihen raporte sekrete të shërbimeve të zbulimit që inforrmojnë presidentin amerikan, tha një zyrtar i administratës të martën.

Ky vendim nënkupton se zoti Biden do të marrë të dhënat më të fundit që kanë mbledhur shërbimet e zbulimit lidhur me kërcënime madhore për sigurinë kombëtare si dhe zhvillime serioze në mbarë globin.

Njoftimi bëhet ndërkohë që Presidenti i zgjedhur Joe Biden nisi të martën një fazë të re në tranzicionin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë pasi administrata Trump i lejoi atij qasje në fonde dhe burime të tjera që do t’i mundësojnë të marrë frenat e pushtetit në janar.

Njoftimi i Administratës së Shërbimeve Qeveritare të hënën mbrëma se do të njihte zyrtarisht tranzicionin e zotit Biden erdhi pas pretendimeve të pambështetura në fakte, të bëra nga Presidenti Trump, se në zgjedhjet e 3 nëntorit kishte patur mashtrim në shkallë të gjerë.

Në një postim në Twitter, Presidenti Trump ofroi mbështetje për fillimin e tranzicionit të pushtetit.

Kritikët kanë thënë se refuzimi i tij për të pranuar rezultatet minon demokracinë si dhe aftësinë e administratës së re për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit.

Dy zyrtarë të administratës Trump thanë se ekipet e zotit Biden mund të fillojnë të komunikojnë me zyrtarët e agjencive qeveritare, duke filluar që nga e marta.

Një zëdhënëse e Pentagonit, tha se Departamenti i Mbrojtjes ishte kontaktuar nga ekipi Biden-Harris.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit, zoti Biden mori 306 vota elektorale kundrejt 232 të marra nga Presidenti Trump. Ai siguroi gjithashtu një epërsi prej më shumë se 6 milion votash popullore në shkallë vendi./VOA

Paraardhëse

“Partia do ketë emra me profil të lartë publik”, Rudina Hajdari rikthehet fuqishëm pas kaloi COVID, zbulon çfarë po përgatit për ditët në vijim

Pasardhëse

Austria thirrje BE-së: Turqisë t’i hiqet statusi kandidat

Pasardhëse

Austria thirrje BE-së: Turqisë t’i hiqet statusi kandidat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.