• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Jemi në sytë e publikut, bëhuni seriozë”, deputetët nuk pyesin për rregulla, Ruçi ua thotë troç (VIDEO)

2 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Si pasojë e situatës së koronavirusit mbledhjet e komisioneve në Kuvend po zhvillohen online. Kjo bëri që jo vetëm gjatë muajve të karantinës, por edhe tani, disa prej deputetëve të mos respektojnë atë që përfaqësojnë duke diskutuar dhe votuar për ligje nga makina apo pushimet.

Në lidhje me këtë reagoi pak ditë më parë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi deputetëve që të tregohen të kujdesshëm në këtë drejtim duke mos marrë pjesë në mbledhje për nga makina.

Mirëpo, Fadil Nasufi nuk e ka marrë në konsideratë këtë këshillë duke marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Edukimit ndërkohë që ishte në makinë.

Ruçi tha se këto sjellje nuk duhen toleruar në asnjë mënyrë nga komisioni, por duket se Ramazan Gjuzi, si drejtues i mbledhjes nuk e ka parë të arsyeshme t’i kërkojë Nasufit të gjejë një vend tjetër, nga i cili të mund të marrë pjesë në mbledhje.

“Para se të bëj komentin e propozimeve, me lejoni të tërheq vëmendjen e të gjithë kryetarëve të Komisioneve për mbledhjet. Sigurisht që kemi vendosur të vazhdojnë të zhvillohen “online”, në raste të veçanta kemi në dispozicion tri ambiente, si: salla e madhe, salla e grupeve dhe kjo salla ku jam unë, kur Komisionet ta shikojnë të arsyeshme për t’i zhvilluar mbledhjet me praninë fizike, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat e protokollit, por për të gjitha mbledhjet e komisioneve që zhvillohen online do të kërkoja etikën dhe rigorozitetin e të gjithë pjesëmarrësve.

Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina.

Këto nuk duhen toleruar nga asnjë kryetar Komisioni. Lidhur me problematikën që trajtoi zoti Murrizi, që besoj se pothuajse iu përgjigjen kryetarët e Komisioneve, pra nismat për Kodin Penal apo të Kodin e Procedurës Penale, qoftë sugjerimi që bëri zoti Murrizi dhe që i dha përgjigje kryetari i Komisionit të Ligjeve, besoj se do të vijnë në një paketë, do të shpejtohet puna, që të mos jenë të shkëputura si nisma, por të bashkohen të gjitha.“ – u shpreh Ruçi.

VIDEO:

Paraardhëse

Ndodh mrekullia në Turqi! Nxirret e gjallë nga rrënojat 3-vjeçarja pas 65-orësh kërkimesh, pamje nga momenti emocionues (VIDEO)

Pasardhëse

Ndërhyn Rusia: Premton se do e ndihmojë Armeninë në konfliktin me Azerbajxhanin

Pasardhëse

Ndërhyn Rusia: Premton se do e ndihmojë Armeninë në konfliktin me Azerbajxhanin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.