• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pakti detar, Myslim Pashaj rrëzon Meçollarin: Ja ku është gabuar me diskutimet e 2018, grupi negociator është përulur para grekëve

29 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Pandemia e Detit” për herë e më shumë po nxjerr në dukje se sa në ndikim e sipër, janë të panjohurat dhe të fshehtat e virusit. Kështu po ndodh edhe me detin që s’po e ndajmë dot me fqinjën tonë, Republikën e Greqisë. Tani që Kapiten (L) Meçollari nuk është më në grupin Negociator dhe po kështu, qeveritë kanë vendosur që ta çojnë “Detin e pandarë” në Gjykatën e Botës (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) në Hagë apo Hamburg, diskutimet sqarojnë, por nuk i prishin punë këtij vendimi.

Meçollari për të dytën herë po na zbulon se kush janë faktorët thelbësorë që janë shqyrtuar në Negociatat 2018-2019, duke bërë edhe krahasimet me Marrëveshjen e vitit 2009, e cila është e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në vitin 2010. Tani mund ta marrim me mend se kush ka qenë pengesa e pakapërcyeshme për veprime të mëtutjeshme lidhur me negociatat, e kjo pengesë është Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, por edhe mosdashja e vendosur e palës tjetër.

“Vija e drejtë bazë”

Doli në pah se ndër diskutimet me vlerë për të gjetur një të mesme të pranueshme midis të dy vendeve, afrohet si zgjidhje: “Vija e drejtë bazë=Strait Base line”, të cilën, e ka propozuar vetë Meçollari. Kjo është një terminologji e panjohur për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe e papranueshme. Vija e Drejtë bazë që është sjellë në tavolinë të bisedimeve është një mjet kyç i propozuar që duket se e ka kënaqur edhe palën tjetër. Është gjetur një solucion gjeometrik i ri, siç është kjo vijë shpëtuese, e cila është shfuqizuar në vitin 2011; dhe pse në këtë status të bllokuar, palët kanë pranuar që ta përdorin atë si qendër diskutimi. Kjo vijë e magjisë, është një vijë e drejtë bashkuese nga Gjiri i Gramës deri në Gjirin e Tetranisit ( Ksamil) që “mbyll” edhe Gjirin e Sarandës. Nga pikëpamja teknike kjo vijë nuk qëndron, për karakterin e relievit dhe të thyerjeve, sipas përkufizimeve të Konventës, sepse bregu nuk e ka atë përthyerje që kërkohet për ta kushtëzuar. Dhe palët në diskutime prej atyre çka i kanë shfaqur edhe në dalje në News 24 e përdorin këtë gjetje, të njëanshme si mjet shpëtimi, pa bërë paralel edhe vijën bazore të shtetit fqinj. Si do të gjendet ajo vijë delimituese që përmend Meçollari, pa vijën përgjegjëse në bregun e Korfuzit, ku ishujt merren me efekt të plotë, e kjo bën që vija bazë të diktohet në pabarazi. Grupi negociator, ku përfshihet edhe Meçollari, ka bërë përuljen më të madhe përpara fqinjit, që të gjejë një “vijë diplomatike të paqenë dhe joligjore”, e cila nuk përputhet me konceptimet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila ka vënë në dukje zbatimin dhe përdorimin e parimit të “ekitesë=equitable Solution= ndarje e barabartë dhe e ndershme” si dhe metodës së “Vijës së mesme, të korrektuar dhe modifikuar, për shkak të tërësisë së pranisë së ishujve dhe cekinave shkëmbore”. Pa këtë korrektim thelbor, as që mund të mendohet se do të merret një produkt barazie dhe ndershmërie në ndarje. Tani plotësohet edhe kumti, i cili u zbulua në News 24 Tv, për një 9%, ndryshim në vijën delimituese, që mund të jetë 145-150 km2. Ky ishte produkti skandaloz që iu bë i ditur shqiptarëve. Kjo vijë e drejtë bazë nuk ka asnjë lloj efekti, vetëm është një vijë iluzive që do ta çonte Shqipërinë sërish në humbje në pushtim të një pjese të Detit Territorial në Kanalin e Korfuzit dhe Hapësirës Ekonomike Ekskluzive në Ngushticën e Otrantos.

Vija delimituese

Nga shkrimi i Meçollarit, po marrim vesh edhe atë, që ai nuk e ka thënë më parë: Se pala greke, ka pasur një “VIJË DELIMITUESE” në vitin 2018. Kjo me sa duket është dhe Draftmarrëveshje aq shumë e përfolur, për transparence që është firmosur nga Grupi Negociator. “E Vërteta është bijë e kohës” (Veritas filia Temporis) siç thotë latini. Kjo është një e “vërtetë e dhimbshme” e Grupit Negociator i cili ashtu sikundër dhe ai i vitit 2008-2009, ka qënë jashtë qendrës së kontributeve shkencore e tekniko-ligjore, për të mbrojtur Detin e Shqipërisë.

Prandaj vendimi i dy qeverive për ta çuar në Hagë ose Hamburg ndarjen e kufijve detarë edhe pse do të jetë një zgjidhje e vështirë dhe me shumë të panjohura, ajo do të sjellë një tregues shpresëdhënës, atë që gjithçka do të fillojë nga e para, duke u shuar gjithë hamendjet dhe vijat delimituese që mund të jenë projektuar në këto njëmbëdhjetë vjet që shkuan.

Paraardhëse

Çështja e detit në Gjykatën e Hagës, Artur Meçollari tregon “thembrën e Akilit” të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë

Pasardhëse

Shtanget Blendi Fevziu, mbetet pa fjalë nga ajo që sheh ‘live’ në emision

Pasardhëse

Shtanget Blendi Fevziu, mbetet pa fjalë nga ajo që sheh ‘live’ në emision

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.