• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Shqipëria ka nevojë për një tronditje të fortë pas 25 prillit’, Bujar Nishani paralajmëron zhvillime të mëdha

23 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar procesin e seleksionimeve të kandidatëve për deputetë në PD.

“Ky proces ka treguar, jo vetëm që është një proces serioz, por është edhe një proces që është i harmonizuar midis disa aktorëve. Procesi nisi nga propozimet nga baza. Është hera e parë në Shqipëri që lidershipi i një partie politike ndan pushtet në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Kanë qenë disa kritere jo të pakta, të bazuara në eksperiencën politike. Integriteti ka qenë një nga elementët kryesorë. Kishim një revistë të qartë të tyre në lidhje me ligjin në të kaluarën dhe padyshim që ka pasur edhe një vlerësim të rëndësishëm për ndikim e tyre në zonën. Komisioni nuk ka shtuar emra të tjerë në lista dhe që nuk kanë pasur, le të themi, afirmimin e qytetarëve dhe njerëzve që janë në bazë. Ne nuk kemi bërë një gjykim mes të rinjve dhe të vjetërve.” – tha ai.

I pyetur nëse kjo listë do të kalojë në duart e kryetarit Basha, dhe a do t’i shpëtojnë polemikave të dorës preferenciale që kryetari i subjekteve politike ka vënë mbi listën finale, ai u shpreh:

“Askush nuk mund ta mohojë, që në këtë shembull të PD, kemi për herë të parë sjelljen e shpërndarjes së pushtetit nga ana e kryetarit të partisë. Tashmë janë përzgjedhur 326 dhe deri tani kryetari nuk ka pasur asnjë rol për të luajtur. Nesër kur kryetari do të përcaktojë listën finale, janë të detyruar të veprojnë brenda kësaj liste”, u shpreh Nishani.

Më tej, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një tronditje të fortë politike pas 25 prillit. “Misioni i PD, por edhe i të gjithë opozitës, është historik sepse Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm. Shqipëria ka nevojë për një tronditje të fortë politike pas 25 prillit, për një reformim të fortë politik. Në këtë kontekst, PD ka filluar të prezantojë këtë vizion”, shtoi Nishani.

Paraardhëse

“President mistrec dhe hileqar”, ktheu ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Taulant Balla sfidon hapur Ilir Metën

Pasardhëse

Shoqërohet në polici ish-deputeti Eduart Ndocaj, ja detajet

Pasardhëse

Shoqërohet në polici ish-deputeti Eduart Ndocaj, ja detajet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.