• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kjo është shumë e rëndë për Shqipërinë”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, paralajmëron goditje në nivele të larta

22 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të situatës së sotme politiko-shoqërore të Shqipërisë. Sipas Ngjelës po ta shohësh me një sy analitik konstaton se korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është rrjedhoje amorale e regjimit komunist të terrorit shtetëror. Ngjela e gjen shpëtimin e Shqipërisë nga korropsioni i lartë shtetëtor te polika amerikane.

Postimi i Ngjelës:

“Po ta shohësh me një sy analitik gjendjen e sotme plitiko-shoqërore të Shqipërisë, menjëherë e konstaton se korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është rrjedhoje amorale e regjimit komunist të terrorit shtetëror.

Dhe, analiza është shumë e thjeshtë…

l.

Pse, ju mendoni se komunizmi ishte vetëm terror shtëtëror? Jo, komunizmi shqiptar, mbi të gjitha, ishte korrupsion moral, dhe korrupsioni moral e çonte regjimin direkt në terror shtetëror .

Kjo është arsyeja që sot Shqipëria në mbi 25 vjet, me radhë e njëra pas tjetrës, ka qeveritë më të korruptuara në glob. Korrupsioni moral i Enver Hoxhës e kompani, erdhi në Shqipëri në vitin 1991 dhe u përfshi gradualisht në një korrupsion material banditesk.

Pse, ju mendoni se Enver Hoxha e besonte që ai vetë po drejtonte komunizmin botëror?

Pse, ju mendoni se të gjithë lakejtë e tij terroristë, e besonin që Enver Hoxha ishte një njeri i madh që drejtonte komunizmin botëror?

As Hoxha dhe as lakejtë e tij nuk e besonin këtë, por, ata, me këtë gënjeshtër të madhe, mbanin pushtetin duke mashtruar dhe trembur popullin e varfër shqiptar, të izoluar nga e gjithë bota. Por, ata terroristë ama, vetë jetonin në kushte mirëqenieje ku e ku mbi popullin.

Ky ishte korrupsioni moral i komunizmit shqiprar, me liderë që urrenin popullin e vet.

ll.

E pra, e njëjta gjë është edhe sot: është po ajo frymë hoxhiste që kthehu timonin: nga një dhunë korruptive morale dje, që ushtrohej me terror për të mbajtur pushtetin, në një vjedhje të madhe korruptive sot, që iu bëhet shqiptarëve përditë, dhe që pastaj, me paratë e grabitura nga populli i varfër, kjo klikë të mbajë pushtetin, me të gjithë plejadën e korrupsionit aktual shqiptar.

Ja kjo është gjendja. Prandaj është e rëndë, se korrupsioni i lartë shtetëror është realisht një pushtues barbar i Shqipërisë.

E pra, për ta mbyllur analizën e kësaj të vërtete, tani na duhet të ngremë këtë pyetje: a do t’i shpëtojë politika amerikane shqiptarët nga ky pushtim makabër?

Politika amerikane iu është zotuar shqiptarëve që do t’i çlirojë nga ky pushtim.

Dhe shqiptarët e kanë besuar, dhe prandaj shqiptarët janë në pritje…”, ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

“Mban varëse 10 mijë euro”, Belinda Balluku i përgjigjet Sali Berishës: Ja sa e kam blerë

Pasardhëse

“Janë përfshirë edhe politikanë”, Lulzim Basha bën denoncimin e fortë dhe nxjerr shifrat për aferën e bujshme

Pasardhëse

“Janë përfshirë edhe politikanë”, Lulzim Basha bën denoncimin e fortë dhe nxjerr shifrat për aferën e bujshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.