• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nuk u përzgjodh si kandidat për deputet, demokrati dhe biznesmeni i njohur reagon ashpër ndaj Bashës

2 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish deputeti i PD, Astrit Veliaj ka shpërthyer keq ndaj partisë së tij, pasi baza e PD nuk e zgjodhi si kandidat për deputet.

Më herët, në Degën e Partisë Demokratike Berat anëtarësia ka votuar për 10 kandidatët e saj që vijojnë procesin në fazën tjetër të përzgjedhjes.

Nga lista e Beratit, është s’kualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjerët e kanë kaluar provën.

Mesazhi

“Lufta kundër pandershmërisë

‘Orientali shqiptar bashkohet me të tjerët si ata ujqërit që shkojnë së bashku në prehë dhe po ë’. Këto fjalë janë shkruar sot e 90 vjet më parë, por duket se kjo kulturë nuk na është ndarë. Krist Maloki, ky studiues shqiptar ne Austrinë e shekullit të XX, ishte ndër të parët që evidentoi shpirtin rudimentar të politikanit shqiptar. Sipas tij, kjo specie jeton për llokmën dhe per fronin, jo për nderin dhe principet. Këtu duhet të fillojë ndryshimi ynë – lufta me pandershmërinë duhet të nisë me veten dhe shtrihet në mbarë shoqërinë.

Organizatat efektive ngrihen mbi integritetin dhe konkurencen e ndershme, jo mbi intrigat e klaneve korruptive. Keshtu nuk vjen ndryshimi. Keshtu riciklohet vazhdimisht e keqja. Këtu qëndron roli i lidershipit. Miti se uji buron i pastër nga lartësitë, por bëhet pis në ultësira është i gabuar. Baza reflekton shpirtin e qëndrës, ushtarët fytyrën e shefit të tyre. Njerezit imitojne prijesin, panndershmeria e tij behet pjese e kultures se pergjithshme. Prandaj jemi shoqëri me vlera dhe përfaqësi të përmbysura.

Farsat zgjedhore për të eleminuar njerëzit me realizime profesionale dhe kontribute social-politike cenojnë rëndë klimën e besimit, të përkatësisë dhe të bashkëjetesës në një familje politike. Investimi politik i viteve dhe viteve nuk mund të zhbëhet vjedhurazi, në gosti netësh te errëta ku mbi fundosjen e njerëzve të ndershem, ndahen parcelat imagjinare të pushtetit të nësërm. Ketu kemi arritur fundin. Partite duhet të organizohen për të promovuar, jo për të eleminuar. Eleminimi është kulturë e organizimeve okulte dhe nuk i përshtatet institucioneve demokratike.

Detyra bazike e çdo organizimi social e politik është ruajtja e kolegjialitetit, e respektimit te rregullave, të avancimit duke vlerësuar vitet e investimit dhe perkushtimit.

Po u minua konkurenca e ndershme është djegur shpirti i një partie, i një kombi, i vete modernitetit tonë të pretenduar.

Se sic thoshte Maloki oksidentalizmi nuk eshte veshje dhe qendrim plot kotësi neper sallone, por “kryerjen e një detyre të ndershme fund e krye, pa u tunduar nga përfitimi material”.

Te harxhosh shume energji per t’ia hedhur te tjereve nuk ben kurre prokopi. Asgjë nuk të rrënon më shumë se kur tjeter thua dhe tjeter ben, tjeter hiqesh dhe tjeter je, kur standardet i ke maskim per te kaluar dredhitë.

Shtetari shquhet per ndershmeri edhe me kundërshtarët, impostori politik kur gënjen edhe luftëtarët e tij. Nëse politika nuk ushtrohet si modeli i integritetit dhe dobishmerisë publike pa perfitime individuale, ajo kthehet në tregëti interesash të paskrupullta në dëm të zhvillimit kolektiv.”

Paraardhëse

Zgjedhjet e 25 Prillit, Alibeaj zbulon planin e demokratëve

Pasardhëse

Arben Ristani bën deklaratën e papritur ‘live’: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme

Pasardhëse

Arben Ristani bën deklaratën e papritur 'live': Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.