• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reforma zgjedhore, Astrit Patozi tregon çfarë pritet të ndodhë: Ka vetëm këto 3 mundësi

29 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar tëheqjen e PS lidhur me draftin për Reformën Zgjedhore. Patozi liston tre mundësitë që mund të paraqiten për t’u votuar në parlament.

Postimi i Patozit:

“3 VARIANTET E HAPJES SË LISTAVE

Fakti që mazhoranca kërkoi kohë për t’u menduar dhe i ra ai vrulli i çartur për ta mbyllur më 1 tetor historinë e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor është një sinjal i qartë zbythjeje. Që do të thotë se, me shumë mundësi, drafti i Damin Gjiknurit do të pësojë ndryshime dhe ky nuk është lajm i keq.

Por është ende shpejt për të fërkuar duart, pasi jam i sigurt se ustallarët janë duke u përpjekur sërish që ta mbajnë mbyllur portën e pushtetit e tyre për ta “mbrojtur” atë nga populli.

Në këtë fazë fundore të debatit mbi reformën zgjedhore, tre janë mundësitë, që mund të paraqiten për t’u votuar në parlament.

1-Të qëndrojë herësi, si koncept që nuk e hap listën 100 përqind, por të ulet pragu i tij. Ai mund të përgjysmohet, apo të shkojë edhe më poshtë, por sërish një kandidati do t’i duhet të kapërcejë një numër të caktuar për të përmbysur listën e kryetarëve. Ky është, në fakt, varianti më i keq.

2-Të hapet lista 100 përqind, siç e kanë kërkuar të gjitha partitë në opozitë, duke filluar nga Partia Demokratike, e deri tek forcat politike, që ende nuk janë krijuar. Ky është varianti optimal, i cili e ka brenda konsensusin e plotë të gjithë faktorit opozitar, por është shumë larg projektit të paraqitur nga qeveria.

3-Hapja e listës të jetë e plotë dhe reale deri në masën 70 përqind, ndërsa për pjesën tjetër partitë të ketë mundësi të zgjedhin. Që do të thotë, kush do, e hap 100 përqind listën e vet, ndërsa dikush tjetër mund ta mbajë deri në 30 përqind mbyllur. Ky është një variant i ndërmjetëm, por ndoshta duke qenë i tillë mund të shërbejë edhe si zgjidhje kompromisi.

Mundësi të katërt nuk shoh, ndaj edhe i gjithë debati duhet të fokusohet për të arritur variantin më të mirë të mundshëm, që kemi në dispozicion. Dhe këtu duhet të kemi parasysh interesin e Shqipërisë, jo të një apo disa partive.

Të jetë për ne, i ngrejmë të dy duart lart për hapjen e plotë dhe pa kushtëzime, e pranojmë deri diku edhe mbajtjen mbyllur opsionale, ndërsa refuzojmë kategorikisht herësin e Gjiknurit, qoftë edhe të reduktuar, si një instrument për të mos i hapur praktikisht listat e deputetëve.”, ka shkruar Patozi.

Paraardhëse

Mësohet sa raste të reja me Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit

Pasardhëse

Baton Haxhiu bën deklaratën e papritur, nxjerr ‘sekretin’ për familjen e Sali Berishës

Pasardhëse

Baton Haxhiu bën deklaratën e papritur, nxjerr ‘sekretin’ për familjen e Sali Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.