• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“E ardhmja s’është shkatërrimi”, Presidenti Meta i drejtohet qeverisë Rama me thirrjen e fortë

25 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar sot përurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën, për të sulmuar sërish qeverinë. Kreu i shtetit pohoi se do të mbështesë nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et, ndërsa në formë kërcënimi i kërkoi qeverisë që të mos shkatërrojë të ardhmen.

“Është kënaqësi të takohemi së bashku këtu në Tepelenë për një ngjarje mjaft pozitive, përurimin e Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare për Vjosën. Hapja e kësaj Qendre Kërkimore ndërkombëtare është bërë e mundur në sajë të bashkëpunimit mes Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Universitetit të Vienës dhe Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Vjenë, Austri (BOKU). Dëshiroj t’i falënderoj këto universitete për dedikimin e tyre për çështjen e lumit Vjosa dhe njëkohësisht dhe Kryetarin e Bashkisë Tepelenë, z.Tërmet Peçi, për mbështetjen e vazhdueshme që japin kësaj kauze!

Qëllimi i krijimit të kësaj Qendre është ofrimi i infrastrukturës për zhvillimin e studimeve shkencore në luginën e lumit Vjosa dhe formalizimi i bashkëpunimit mes 3 universiteteve themeluese.

Ne zhvilluam dje në Tiranë, Tryezën e Rrumbullaktë për të ardhmen e lumit Vjosa me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të shquara dhe shkencëtarëve nga vende të ndryshme të Europës.

Dua të vë në dukje kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme në mbrojtje të lumit Vjosa, si lumi i fundit i egër në Europë, që rrjedh i pandërprerë në të gjithë gjatësinë e tij.

Lumi Vjosa është një pasuri natyrore kombëtare por edhe ndërkombëtare, që ne kemi fatin ta kemi këtu, por që në të njëjtën kohë është i rrezikuar nga planet për ndërtimin e hidroçentraleve të Poçemit dhe Kalivaçit.

Edhe pse në kohë të vështira, siç jemi tani në situatën e COVID-19, jemi mbledhur për të diskutuar mbi këtë çështje të rëndësishme në një moment kyç për të ardhmen e luginës së Vjosës – para lëshimit të Deklaratës mjedisore nga Ministria e Mjedisit për hidrocentralin e Kalivaçit.

Unë shpresoj që qeveria të marrë në konsideratë serioze si peticionin e nënshkruar nga 776 shkencëtarë nga e gjithë botë, në mbrojtje të lumit Vjosa, ashtu edhe konkluzionet e nxjerra nga tryeza e djeshme, që iu dorëzuan Presidentit të Republikës dhe që do të dërgohet pranë të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me këtë çështje.

Unë do të vazhdoj të mbetem në mbështetje të nismës në mbrojtje të lumit Vjosa, dhe ky aktivitet, i organizuar në këto dy ditë, është vetëm i pari i shumë të tjerave, që do të organizohen në mbështetje të kësaj kauze, por dhe kauzave të tjera që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Uroj dhe shpresoj që tryeza e djeshme dhe hapja sot e Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare për Vjosën, të mundësojnë e lehtësojnë dialogun e munguar mes shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve, duke bërë të mundur që të dëgjohet zëri i shkencëtarëve që studiojnë lumin Vjosa prej vitesh!

Zhvillimi i qëndrueshëm i vendit arrihet vetëm duke rritur vlerat e pasurive të tilla të jashtëzakonshme siç është Lumi Vjosa dhe lugina e tij, duke mbështetur ekonominë e gjelbër, duke zhvilluar agro-turizmin dhe ekoturizmin në zona me vlera të rralla natyrore siç janë ato të Kalivaçit e Poçemit.

E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrësesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por shpallja si Park Kombëtar, duke sjellë kështu impakt pozitiv dhe zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin për sot dhe për gjeneratat e ardhshme.”, – theksoi Presidenti Meta.

Paraardhëse

Tërmeti 4.5 ballë në Cërrik, sizmologu Dushi zbulon çfarë po ndodh dhe cilat janë zonat më aktive në Shqipëri: Nuk ishte pasgoditje

Pasardhëse

Planet për një fëmijë tjetër? Bieta Sulo jep përgjigjen që të gjithë prisnim

Pasardhëse

Planet për një fëmijë tjetër? Bieta Sulo jep përgjigjen që të gjithë prisnim

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.