• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fatos Klosi: Kërcënimet e Metës ndaj Ramës të shëmtuara, nuk mund të sillet kështu një president, Parlamentin nuk e shpërndan dot

23 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drafti i Partisë Socialiste lidhur me hapjen e listave dhe ligji organik për kreun e shtetit, duket se ka provokuar një përplasje të re mes presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës socialiste të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Reagimi i zotit Meta ka qenë mjaft i ashpër. Presidenti Meta gjatë kësaj jave ka lëshuar një sërë deklaratë të forta, ndërsa është shprehur se drafti i PS dhe ligji organik është i papranueshme, ndërsa kërcënoi me revolta popullore dhe shpërndarje të Parlamentit. Por lidhur më këto zhvillime dje ka reaguar edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, i cilësoi kërcënimet e Metës ndaj Ramës të shëmtuara, ndërsa theksoi se një nuk mund të sillet kështu një president.

“Thirrjet dhe kërcënimet e presidentit Ilir Meta nuk janë normale dhe janë të shëmtuara, aq më tepër që artikulohen nga goja e kryetarit të shtetit. Pra, në një vend normal nuk është normale që Presidenti i Republikës të kërcënojnë qeverinë dhe Parlamentin me shpërndarjen e këtij të fundit. Por nga ana tjetër mendoj se presidenti Meta dhe kryeministri Edi Rama janë drejtues të shtetit dhe duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët, pasi kjo mënyrë e të bërit politikë lë shije të ligë dhe të shëmtuar tek qytetarët”, – deklaroi ai.

Parlamentin nuk e shpërndan dot Meta

Duke komentuar paralajmërimet e presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë Parlamentin, në raste se sipas tij, Partia Socialiste miraton ligjin organik që rregullon kompetencat e Presidentit të Republikës, zoti Klosi u shpreh se këto thirrje janë në kuadër të deklaratave politike dhe se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

Madje, i sigurtë kur analizoi ndarjen e pushteteve ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehu bindjen se presidenti Meta nuk e shpërndan dot Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa iu bëri thirrje palëve të përfshira në konflikt, pra mazhorancës dhe presidentit që të zbusin tonet dhe gjejnë gjuhën e përbashkët për të mirën e qytetarëve.

“Nuk është e denjë kjo gjë që përdoret dhe nëse nuk janë dakord me qëndrimet e njëri-tjetrit të respektojnë njëri-tjetrin. Pastaj secili sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore ka të drejtë të bëjë atë që i jep ligji. Por gjuha që përdor Iliri nuk duhet të jetë e tillë në asnjë mënyrë, pasi është një shemb shumë i keq për të gjithë ne si qytetarë. Meta duhet të jetë i kujdesshëm kur bën deklarata dhe thirrje të kësaj natyre. Sa u takon paralajmërimeve të Metës se do të shpërndajë Parlamentin mendoj se i ka thjesht kërcënime dhe nuk besoj se do të ndodhë”, – u shpreh Klosi.

Nga ana tjetër teksa komentoi qëndrimet e opozitës joparlamentare lidhur me draftin e Partisë Socialiste për hapjen e listave, zoti Klosi theksoi se për sa kohë që Partia Demokratike nuk shkon me propozimin e saj në tryezën e Këshillit Politik, ajo synon të bllokojë procesin.

“Opozita joparlamentare ka të drejtën e saj të bëjë propozime për reformën zgjedhore dhe të shikojë nëse mazhoranca dhe Parlamenti ua pranon. Mazhoranca socialiste ka bërë shumë thirrje në adresë të opozitës joparlamentare që hajdeni në Këshillin Politik dhe sillni propozimet e tuaja. Kështu që fakti që opozita po heziton, tregon se ajo kërkon t’i largohet procesit. E mira do të ishte që gjetjet e marrëveshjeve që do të reflektohen në Kodin Zgjedhor të miratohen me konsensus. Le të shkojë opozita në Këshillin Politik dhe të thotë kjo duhet hequr dhe kjo duhet shtuar. Kështu që ky qëndrim që nuk po bën gjë opozita dhe po qëndron në llogoren e saj duke mos u investuar për procesin më duket i padrejtë”, – u shpreh ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Paraardhëse

Grida Duma ‘kërcënon’ Ramën: Ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike

Pasardhëse

Ylli Manjani reagon menjëherë pas deklaratës së Ramës: Pse s’mund të rrijë gjatë në pushtet

Pasardhëse

Ylli Manjani reagon menjëherë pas deklaratës së Ramës: Pse s’mund të rrijë gjatë në pushtet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.