• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Astrit Patozi zbulon prapaskenat, tregon çfarë synon Rama me këtë lëvizje

18 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar lidhur me draftin e paraqitur sot nga Damian Gjiknuri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Duke e cilësuar si antikushtetues, Patozi shprehet se miratimi i këtij drafti do e çojë Shqipërinë nën nivelin e vitit 2008.

“Nëse drafti, që është paraqitur sot nga Damian Gjiknuri, nuk është një provokim për të testuar reagimin e publikut dhe të aktorëve politikë, por do të miratohet i pandryshuar nga parlamenti, i bie që Shqipëria të bjerë nën nivelin e vitit 2008, kur u bënë ndryshimet e famshme kushtetuese, që çimentuan kryetarokracinë si regjim autoratik, të cilin po përpiqemi ta ndryshojmë.

Sepse jo vetëm që listat nuk do të preken, duke mbetur 100 përqind të mbyllura si më parë, por çdo forcë e re politike apo parti e vogël tradicionale, që ka ndërmend të konkurrojë në zgjedhje, duhet të llogarisë të futet me rreth 50 mijë vota paradhënie, vetëm për t’u konsideruar si pretendente për të fituar ndonjë mandat”, shkruan Patozi.

Postimi i Patozit:

“EDI RAMA KERKON T’I LUTEMI QË TË NA LËRË SIÇ ISHIM

Kur Lulzim Basha nguli këmbë dhe pastaj e arriti marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik, u duk si fundi i botës, ndonëse për mua nuk ishte e papritur. Sepse ishte jashtë çdo logjike politike, që opozita, e cila nuk kishte lënë gjë pa thënë dhe pa bërë kundër qeverisë në 7 vite rresht, të binte dakord me këtë të fundit për t’i lënë gjërat ashtu siç kishin qenë.

Por kur sheh këtë propozimin e fundit të Edi Ramës për Kodin Zgjedhor thua me plot gojën të keqen e Lulzim Bashës.

Nëse drafti, që është paraqitur sot nga Damian Gjiknuri, nuk është një provokim për të testuar reagimin e publikut dhe të aktorëve politikë, por do të miratohet i pandryshuar nga parlamenti, i bie që Shqipëria të bjerë nën nivelin e vitit 2008, kur u bënë ndryshimet e famshme kushtetuese, që çimentuan kryetarokracinë si regjim autoratik, të cilin po përpiqemi ta ndryshojmë.

Sepse jo vetëm që listat nuk do të preken, duke mbetur 100 përqind të mbyllura si më parë, por çdo forcë e re politike apo parti e vogël tradicionale, që ka ndërmend të konkurrojë në zgjedhje, duhet të llogarisë të futet me rreth 50 mijë vota paradhënie, vetëm për t’u konsideruar si pretendente për të fituar ndonjë mandat. Të cilin mund të mos e arrijë dot, edhe po ndodhi që të kalojë me sukses dy postoblloqet e para. Dhe kjo shkon përtej çdo imagjinate.

Që është antikushtetuese nuk ka asnjë dyshim, sepse i hedh në kosh të plehrave ndyshimet e shumëdiskutuara të 30 korrikut. Por ky nuk mund të jetë ngushëllim, sepse në një vend ku shkelja e Kushtetutës është kthyer në zakon politik nga të trija partitë kryesore, asgjë nuk bën më përshtypje.

Ndaj edhe nuk mund të shpresohet se do të ketë skrupuj politikë dhe juridikë që ta zmbrapsin këtë nismë djallëzore, në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, që vlen njësoj si për Ilir Metën, ashtu edhe për Edi Ramën apo Lulzim Bashën.

I vetmi skenar optimist është që Edi Rama të tërhiqet e të mos e çojë deri në fund këtë palaçollëk dhe ndyrësi, që praktikisht vendos që në Shqipëri lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm dy parti dhe ato dihet kush janë. Ne nuk e dimë se çfarë mendon për këtë çështje dhe nëse do ta pranojë apo jo Lulzim Basha, i cili mund të jetë ndoshta edhe më i avantazhuar se Edi Rama që drafti të kalojë në parlament. Por ai ta harrojë se dikush prej nesh do t’i lutet që të na lërë ashtu siç ishim, duke menduar se mund të bëhet edhe më keq, duke lexuar tekstin e poshtër dhe antikushtetues të Damian Gjiknurit.

Nëse e ka ndërmend ta çojë deri në fund këtë pisllëk, pushka top iu bëftë! Tek e fundit, në kushtet e arbitraritetit ekstrem deviza “dy duart për një kokë janë” vlen për të gjithë njësoj.”, ka shkruar Patozi.

Paraardhëse

’12 miljet e Greqisë’, Meta: Nuk kam ende asnjë përgjigje nga Rama, prej 20 ditësh

Pasardhëse

Çupi del me deklaratën e fortë: Ja pse Rama po bllokon Këshillin Politik

Pasardhëse

Çupi del me deklaratën e fortë: Ja pse Rama po bllokon Këshillin Politik

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.