• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përplasja e Dora Bakoyannis me Ramën në Athinë për çështjen e detit, ja çfarë shkruan mediat greke

16 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, Dora Bakoyannis dhe Edi Rama, nxorrën “shpatat” kundër njëri –tjetrit duke argumentuar se, “herët a vonë do të arrijmë një pikëpamje të përbashkët mbi zonat detare”, ku kryeministri shqiptar mbështet idenë se zgjidhja e kësaj çështje mund të bëhet ose me ndihmën e vendeve të treta, siç tha ai, ose në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shkruajnë mediat greke pas konferencës për Ballkanin Perëndimor organizuar nga “The Economist në të cilën u komentua edhe marrëveshja e prishur për kufirin detar, mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se kryeministri shqiptar nuk e “evitoi dot praninë turke në Ballkanin Perëndimor”, kur deklaroi se; “ne kemi një bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë. Turqia luan një rol kritik për sigurinë e Evropës, ashtu si Greqia luan një rol kritik për kufijtë e Evropës. Padyshim, Presidenti turk nuk është kundër grekëve”.

Më tej në artikull thuhet se:

Bakojanis shprehu pakënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, një dekadë më parë, e cila anuloi marrëveshjen Greko-Shqiptare për shenjimin e ujërave territoriale, e cila ishte nënshkruar në Tiranë.

“Nuk ka asnjë justifikim për të mos pasur një marrëveshje pas 12 vjetësh”, nënvizoi ajo dhe kërkoi një marrëveshje:

“Do të jetë e rëndësishme për të dy vendet”, këmbënguli ajo duke theksuar njëkohësisht se “Greqia nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme, me “Egjiptin dhe Italinë për caktimin e zonave detare, ne shpresojmë të vazhdojmë në këtë kurs me Shqipërinë.”

Ajo sqaroi se “ndërhyrja e vendeve të treta nuk ndihmon, ne e dimë se Turqia ishte kundër marrëveshjes”.

Duke parë se kryeministri Rama e ka patur një shpjegim për Bakojanis për prishjen e marrëveshjes së vitit 2009, pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, mediat shkruajnë se kryeministri shqiptar e ka argumentuar me faktin se mund të kishte rritje të tensioneve mes qeverisë dhe opozitës ndaj dhe është apeluar në Gjykatë.

“Dialogu përfundoi me z. Rama duke thënë se ai kishte apeluar në Gjykatën Kushtetuese nga frika e tensioneve në rritje në vendin e tij midis qeverisë dhe opozitës. Në të njëjtën kohë, ai pretendoi se kishte asnjë përfshirja turke për rrëzimin e marrëveshjes. Duke mbyllur fragmentin përkatës, Kryeministri shqiptar shprehu mirënjohjen e tij, siç deklaroi ai, për Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Nikos Dendias, sepse “ata treguan sjellje konstruktive dhe dëshirë për të zgjidhur çështjen. “Unë jam i bindur që me qeverinë aktuale Greqia është në rrugën e duhur”, deklaroi Rama.

Edhe ministri i Jashtëm i SYRIZA, Jorgo Katrougalos, ndërhyri në këtë diskutim, duke thënë se qeveria e SYRIZA “kishte negociata krijuese (me qeverinë e Tiranës), të cilat në fakt kishin ardhur shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të gjitha çështjet”, duke përfshirë edhe zonën ekonomike ekskluzive.

“Ne mbështesim perspektivat evropiane të Shqipërisë,” tha ai, ndërsa dy ligjvënësit grekë ranë dakord që pakica greke e Shqipërisë mund të jetë një urë miqësie midis dy vendeve”, thuhet ne artikullin e mediave greke, ku çështja dhe diskutimet e marrëveshjes se detit Greqi-Shqipëri janë në fokusin e tyre.

Pas debateve të lindura në vend nga deklarata e Mitsotakis në parlamentin grek për shtrirjen e Greqisë me 12 milje në detin jon, kryeministri Rama deklaroi se marrëveshja e vitit 2009, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pasi sipas tij, cenoheshin interesat kombëtare ndërsa ish-kryeministri Berisha e cilësoi si një marrëveshje e arritur me sukses nga qeveria e tij.

Paraardhëse

Largimi i Ditmir Bushatit si drejtues politik i PS në qarkun Shkodër, Sekretari organizativ bën deklaratën e fortë

Pasardhëse

Çështja e kufirit detar, Rama sugjeron një zgjidhje: Kjo është një ide e vjetër, e kam menduar si më të mirën

Pasardhëse

Çështja e kufirit detar, Rama sugjeron një zgjidhje: Kjo është një ide e vjetër, e kam menduar si më të mirën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.