• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Plas sherri në opozitë për listën e përbashkët, Kryemadhi kërkon që në çdo 3 kandidatë 1 të jetë i LSI, refuzon Basha

16 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Heqja e koalicioneve parazgjedhore ka futur në konflikt kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Tani në kushtet kur mazhoranca socialiste e kryesuar nga kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet dhe ka vendosur që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 të garojnë pa koalicione, ndërsa e vetmja zgjidhje që i ka mbetur PD-së dhe LSI-së që të hyjnë ose të ndara ose me lista të përbashkëta. Por gazeta ka mësuar se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, sa i takon mënyrës se si do të shkojnë në zgjedhjet e 2021.

Kryemadhi kërkon që në çdo 3 kandidatë 1 të jetë i LSI

Burime të sigurta nga selia blu theksuan se Kryemadhi po lufton shumë fort dhe ka rritur presionet ndaj kryedemokratit Basha, duke i kërkuar që të hyjnë në zgjedhje me listë të përbashkët, ku secila parti të ketë kandidatët e saj në një listë unike që do të jetë rivale e PS. Në këtë kontekst, mësohet se LSI ka rritur kërkesën e saj, teksa mësohet se ka kërkuar nga Basha që në tre kandidatë një t’i takojë asaj. Për shembull, referuar të njëjtit burim, në qarkun e Tiranës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që kandidatin e 3 të listës së përbashkët ta ketë ajo, po ashtu kandidatin e 6, 9 dhe kështu me radhë.

Madje, mësohet se kryetarja e LSI e ka mbështetur kërkesën e saj në bindjen se partia e saj do të marrë shumë deputetë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Mirëpo, duket se kjo është një lëvizje taktike nga ana e Kryemadhit, pasi Lëvizja Socialiste për Integrim del partia që fiton më shumë nga kjo formulë. Kjo pasi duke iu referuar zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2017, kohë kur LSI garoi më vete dhe pa koalicione, ajo u dëmtua shumë nga zgjedhjet. Ndërkohë që përmes kësaj strategjie partie e Kryemadhit del e fituar, sepse ka gjasa që të marrë shumë deputetë, duke rrudhur kështu PD-në.

Basha refuzon kërkesën e Kryemadhit

Por sipas informacioneve duket se kryedemokrati Lulzim Basha e ka “nuhatur” këtë skemë të Kryemadhit, i cili mësohet se e ka refuzuar kërkesën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Arsyeja kryesore është se Basha ka bërë llogaritë dhe se nëse do ta pranonte si kërkesë, Partisë Demokratike i hiqen automatikisht nga 35 deri në 40 mandate. Kështu që, i vënë përballë kësaj situate dhe kërkesë groteske nga ana e Kryemadhit, lideri demokrat mësohet të ketë rrëzuar këtë propozim të kësaj natyre.

Në këtë kontest mësohet se shefi i selisë blu ka theksuar se PD do të garojë me kandidatët e saj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ndërsa ka dhënë garanci për aleatët e tij tradicionalë se është i gatshëm që t’i fusë në listat fituese të PD. Megjithatë, mësohet se për Partinë Demokratike kjo është një strategji e mirëmenduar, pasi në rast se ata dalin forcë e parë në zgjedhje dhe nuk kanë nevojë që të kenë ndihmën e partive të tjera për të formuar qeverinë, shanset e bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë zero. Pra, demokratët nuk e duan një bashkëpunim me LSI, pasi kjo e fundit do ta përdorë këtë raport për interesat e saj. Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht dhe se çfarë zhvillimesh do të dalin nga kampi opozitar.

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu: PS po bën propagandë në media, ja pse nuk mund të marrë një mandat të tretë

Pasardhëse

“O sot, o kurrë”, Ilir Meta del me thirrjen e fortë për shqiptarët, mesazh të fuqishëm për kryeministrin Rama

Pasardhëse

"O sot, o kurrë", Ilir Meta del me thirrjen e fortë për shqiptarët, mesazh të fuqishëm për kryeministrin Rama

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.