• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama bën publik projektin e rëndësishëm dhe ‘thumbon’ ashpër paraardhësit e tij politik (VIDEO)

17 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar sot një postim të gjatë sistemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve. Teksa ‘thumbon’ ashpër p[paraardhësit, Rama shkruan se është dashur një punë kolosale për të ndërtuar nga fillimi, por edhe më e vështirë për të rindërtuar projektet e ndërtuara sëprapthi më parë.

Rama publikon edhe një video nga puna kolosale që po bëhet në qytetin e Vlorës në këtë sektor, ku dikur ujërat e zeza derdheshin në det.

Postimi i plotë:

“Me plot të drejtë shumëkush në këtë faqe, po edhe në përgjithësi, kur vjen fjala për ujin e pishëm e kanalizimet, thotë po si ka mundësi akoma diskutohet uji në këtë vend(?) dhe pastaj, “normal”, nuk mungojnë përqeshësit e sharësit, që kanë si biçim zanati të dytë të hapin frëngjinë e fejsbukut në ajfon dhe nga kafeneja, plazhi apo fundi i botës, të shfryjnë zeherin kur shohin një postim për një punë, sado të mirë!

Mirëpo, e para, ndër plot kusuret e mia, nuk hyn dot edhe kusuri për çfarë nuk u bë apo më keq akoma, u bë së prapthi në 25 vjet me radhë, si në çdo sektor edhe në sektorin e ujit. Imagjinojeni pak që nga viti 1992 në vitin 2013, u hartuan plot 23 strategji kombëtare për sektorin e ujit(!!!) dhe 78 dokumenta strategjikë për zhvillimin e sektorit!!! Miliona e miliona të harxhuara për një lumë të tërë letrash, nga qeveritë, bashkitë e sidomos donatorët e huaj, në një shtet rrumpallë, ku siç e tregojnë vetë këto shifra të frikshme strategjish, s’e merrte vesh i pari të dytin. Nga ana tjetër, u harxhuan edhe qindra milionë në çerekun e parë të shekullit të parë të demokracisë, për investime po aq të kuturueshme sa edhe studimet në fjalë, me një rezultat mizerabël për popullatën e vendit të dytë më të pasur me ujë në Europë. Në këtë faqe, do t’ju informojmë më tutje për ku e gjetëm faktikisht këtë sektor e çfarë kemi bërë e do të bëjmë më tutje, por për sot po ndalem këtu.

Dhe këtu vjen e dyta. Të ndërtosh nga e para është një sfidë e madhe, po të rindërtosh aty ku është ndërtuar së prapthi më parë, është një hall më vete. Na është dashur një punë e dhjetëfishtë, për të risistemuar bazën e nisjes dhe për t’i bërë për së mbari gjërat, duke rivendosur prioritetet, kryer analizat, bërë studimet, reformuar sektorin (që duhet reformuar ende më tej), shkruar e miratuar ligjet, aktet nënligjore, projektet e me radhë. Sot kemi nxjerrë sapo kokën mbi ujë kur i thonë fjalës dhe presim rezultatet domethënëse të shumë kantiereve të furnizimit me ujë të pishëm, ku po punohet në tërë Shqipërinë – larg syve të medias përgjithësisht, sepse ndryshe nga rrugët, shkollat, spitalet, e të tjera, punimet e infrastrukturës nëntokësore janë më pak të dukshme, por edhe ne vetë s’u kemi bërë sa duhet hyzmetin në funksion të informimit të publikut. Kaq për sot.

Videoja bashkëngjitur flet shumë për sa më lart, sepse duket e pabesueshme por është një e vërtetë e dhimbshme, që një destinacion turistik si Vlora, me një potencial të madh ekonomik e punësimi, jo thjesht për qytetin, po në rang kombëtar, të derdhë në detin e qytetit ujrat e zeza e askush të mos e verë ujin në zjarr për çerekshekulli e kusur. Pasi kemi kryer studimin, bërë projektin, gjetur financimin (një fjalë goje me tërë ato borxhe që na u desh të shlyejmë në mandatin e parë, e tërë ato gropa nga të katër anët, në çdo sektor, që vazhdojmë mbushim), jam i lehtësuar nga fakti se më në fund edhe Vlora, njësoj si Durrësi tanimë, s’do ketë më rrjedhje ujra të zezash në bregdetin e saj të mrekullueshëm, ku impakti ekonomik i Lungomares do të vazhdojë të rritet e ku, pas disa ndërhyrjesh të reja aty e përreth, për të rritur kapacitetet e cilësinë e hotelerisë, do të kemi një qytet turistik në rangun e parë të qyteteve të madhësisë së ngjashme në Mesdhe.

#VloraqëDuam

#ShqipëriaqëDuam” – shkruan Rama.

VIDEO:

Paraardhëse

Çfarë ka bërë ai për të zgjidhur krizën në Kakavijë? Presidenti Meta habit me përgjigjen e tij, tregon edhe çfarë do i dërgojë nesër Ramës

Pasardhëse

Shkencëtarët amerikanë zbulojnë të vërtetën: Ja deri në sa metra shkon virusi

Pasardhëse

Shkencëtarët amerikanë zbulojnë të vërtetën: Ja deri në sa metra shkon virusi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.