• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deklarata e Ramës për situatën në Kakavijë, reagon PD-LSI: Nuk kemi nevojë për një qeveri të papërgjegjshme dhe që nuk merr përgjegjësi

17 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Opozita ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për situatën në Kakavijë. Pas 4 ditësh erdhi dhe reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama për radhët kilometrike në kufij.

Ai tha se në situata të tilla nuk kemi pse “t’i biem grekut”. Ndërkohë, i ashpër ka qenë reagim i ish-deputetes së PD-së, Jorida Tabakut, e cila i është përgjigjur Ramës, duke i thënë se përse duhet një qeveri e cila nuk merr përgjegjësi në situata të tilla kaotike. Ajo akuzon se qytetarët në Kakavijë janë lënë të braktisur, nga një qeveri dhe një kryeministër që po përpiqet që të marrë benefitet e fundit të pushtetit në ikje.

“Sot kryeministri i vendit u përpoq t’i japë orë edukate morale shqiptarëve që vuajnë në lëkurë çfarë do të thotë të jesh pa shtet, pa mbrojtje, të trajtuar si gjedhë sepse më së paku janë braktisur. Tetë vjet ky njeri që e quan veten kryeministër bën gjueti ku të gjejë fajtorin jashtë, kur nuk e gjen fillon orën e edukatës morale, lëndë që e mëson autodidakt duke bërë prova me durimin e shqiptarëve. Shqiptarët paguajnë taksë për t’u shërbyer, askund nuk ka lënie në mëshirë të natyrës, as bullgarët as francezët me të cilët guxon t’i krahasojë duke tallur hallin e tyre që po kthehen me shpejtësi në Greqi për të punuar e për të mbajtur edhe familjet në Shqipërinë që e vjel po ky”, – ka deklaruar Tabaku.

Më tej, ajo ka vijuar me akuzat dhe sulmet ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se në asnjë vend qeveritë nuk tregojnë të tillë papërgjegjshmëri përballë një situate aq kaotike.

“Askund si në Shqipëri papërgjegjshmëria dhe braktisja nuk ndodh si me qeverinë e Ramës, as të ikin nuk munden me dinjitet. Për çfarë duhet qeveria nëse nuk ka përgjegjësi dhe nuk merr përsipër asnjë zgjidhje në situata të tilla? Nuk duhet”, – ka shkruar Tabaku.

Ndërkohë një përgjigje ndaj kryeministrit ka ardhur edhe nga LSI. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në një postim në Facebook, ku shprehet se kryeministri është autori i krizës në Kakavijë dhe është mirë që të heshtë, për sa kohë që nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar qytetarët.

“I thoni që të heshte ky korb i mallkuar, pra KM-ja! Në Kakavijë po konsumohet një dramë humanitare që dhemb shumë. KM-ja është thjesht spektator dhe komentator. Por një komentator që i ngjan një korbi të Mallkuar: që ndjell keq, që nuk ndihmon, që të lë në baltë, që jua hedh fajin shqiptarëve, që nuk lëviz gishtin, që nuk lëviz pushimet, që nuk lëviz ndihmat, që nuk lëviz paratë për të ndihmuar, por dhe kjo është më e liga edhe nuk pushon së foluri zi dhe papushim”, – ka deklaruar Vasili.

Paraardhëse

Ekspertët rrëzojnë poshtë mundësinë e një izolimi të dytë: Eksperienca e vendeve të tjera tregon se karantinimi nuk funksionon

Pasardhëse

Rama prish marrëdhëniet me Erdogan pas afrimit me SHBA, pakti mes Emirateve Arabe dhe Izraelit ndan Turqinë me Shqipërinë

Pasardhëse

Rama prish marrëdhëniet me Erdogan pas afrimit me SHBA, pakti mes Emirateve Arabe dhe Izraelit ndan Turqinë me Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.