• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skenaret e mundshme, çfarë parashikon Banka Botërore për Shqipërinë, zbardhet dokumenti

12 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Banka Botërore ka zbardhur dokumentin e miratuar nga Bordi që mbështet Shqipërinë me 15 milionë euro, për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19.

Referuar dokumentit, thuhet se numri i pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor për COVID-19, në një moment, mund të tejkalojë kapacitetin aktual të sistemit shëndetësor shqiptar.

“Edhe pse Shqipëria ka përballuar me sukses COVID-19 deri më tani, ka paqartësi në lidhje me ecurinë e pandemisë në Shqipëri.

Derisa të ketë një vaksinë efektive në dispozicion, virologët dhe epidemiologët po paralajmërojnë se vendet mund të përballen me nivele të infeksionit të popullsisë prej 25 – 80%.

Edhe modelimet më konservatore theksojnë rrezikun e presionit të ndjeshëm në sistemin shëndetësor.

Një skenar prej 8,650 rastesh (d.m.th., një normë incidence prej 300 për 100,000 banorë, e ngjashme me Italinë dhe Spanjën), do të kërkojnë ndjeshëm më shumë burime të kujdesit shëndetësor sesa janë aktualisht në dispozicion në Shqipëri.

Këto vlerësime kanë orientuar investimet në pajisje, rinovimin e atyre ekzistuese dhe punonjës të përkohshëm të kujdesit shëndetësor propozuar nga projekti”, – thuhet në dokument.

Ndër të tjera, BB sjell në vëmendje treguesit që do të arrihen gjatë zbatimit të projektit, duke paraqitur skenarin aktual dhe atë se ku pritet që të arrihet.

Kështu, së pari, në raport merren në konsideratë tregues nga numri i stafit vullnetar e deri tek numri i ambulancave shtesë dhe shtretërve të disponueshëm në kujdesin intensiv.

Sa i takon numrit të stafit vullnetar shëndetësor, i mbuluar me pagë për një afat 3-mujor, aktualisht është zero dhe me projektin parashikohet të jetë 300.

Numri i ambulancave mjekësore që do të mundësohen në Tiranë në spitalet terciale, ato rajonale dhe ISHP llogaritet në 32.

Parashikohet vendosja e një sistemi informacioni midis laboratorëve kryesorë dhe trajnimi i specialistëve të laboratorit ku ndër të tjera ISHP, Spitali Universitar, Shefqet Ndroqi dhe katër spitale rajonale si dhe 80 specialistë laboratori të trajnuar.

Numri i stafit mjekësor në laboratorët e shëndetit publik, të trajnuar për ndjekjen epidemiologjike në terren, do të jetë 100, ndërsa numri i shtretërve të disponueshëm për njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Sëmundjeve Infektive është aktualisht 18 dhe parashikohet që të shkojë në 58.

Projekti 15 milionë euro i Bankës Botërore për Shqipërinë është pjesë e paketës totale që ky institucion po jep në kuadër të COVID-19 në të gjithë botën nëpërmjet një programi me financim total 6 miliardë dollarë. /Monitor

Paraardhëse

Bardh Spahia plas skandalin për ministren Manastirliu: A të vjen ndopak zor Ogerta që gënjen?

Pasardhëse

Epidemiologu i njohur nxjerr shifrat dhe tregon çfarë po na fshehin: E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi! Kujdes

Pasardhëse

Epidemiologu i njohur nxjerr shifrat dhe tregon çfarë po na fshehin: E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi! Kujdes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.