• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja si pushtetarët kanë nxjerrë ndër vite paratë jashtë vendit, zonat më të preferuara të tyre

7 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me ngritjen e BKH, pritet që një vëmendje e madhe të fokusohet te gjetja e parave të korrupsionit jashtë vendit. Në të vërtetë pjesa më e madhe e parave të korrupsionit kanë shkuar në Maltë dhe Zvicër, ndërsa një pjesë në Singapor dhe ishujt Kajman.

Kjo është bërë publike nga shumë raporte ndërkombëtare, pasi para vitit 2013 pjesa më e madhe e parave shkonin në bankat e Qipros. Por në 2013 ishulli u përfshi nga kriza e rëndë financiare, që solli bllokimin e bankave. Kriza trembi shumë zyrtarë, jo vetëm shqiptarë, por dhe të tjerë që tentuan të tërheqin milionat, por e patën të pamundur t’i marrin të gjitha.

Një vendim i Bashkimit Europian për të mos siguruar depozitat në bankat e Qipros, tronditi në atë kohë zyrtarët shqiptarë, të cilët kishin fshehur paratë e korrupsionit në ato banka. Ministrat e Financave të Eurozonës deklaruan në atë kohë se nuk mund të garantonin asnjë depozitë mbi 100 mijë euro në Qipro. Në atë kohë u raportua se pati tentativa për të tërhequr paratë, ku një pjesë u morën, ndërsa një pjesë tjetër u humb në ato banka.

Për këtë arsye shumë para kanë shkuar në bankat e Maltës, pasi edhe ky vend cilësohet si një parajsë fiskale. Gjatë kësaj periudhe nuk munguan dhe akuzat në Parlamentin shqiptar, pasi ishte deputeti Taulant Balla, ai që akuzoi demokratin Genc Pollo se ka fshehur 1.2 milionë euro në Qipro. Në atë kohë raportohej madje se kishte raste që paratë shkonin dhe me helikopter. Por ajo që dëshmon qartë se shumë para kanë shkuar në bankat e huaja, sidomos në Maltë apo Zvicër, janë deklaratat e pasurive të politikanëve shqiptarë.

Pas humbjes së pushtetit të gjithë ish-ministrat deklaruan shumë herë më pak llogari bankare se kur ishin në pushtet. Kjo tregon se ata i zbrazën llogaritë dhe paratë kanë dalë jashtë vendit. Faktin për fshehjen e parave në Maltë e konfirmojnë dhe vetë autoritetet vendase. Inteligjenca Financiare malteze, në raportin për fshehjen dhe pastrimin e parave për vitin 2014 tregon se shumë zyrtarë të lartë, kompani, dhe individë nga vende të ndryshme, përfshirë dhe Ballkanin dërgojnë aty para.

Sipas statistikave të publikuara prej saj, policia vendase në të gjitha rastet e dyshimta për fshehje apo pastrim parash, të huajt përdorin llogari të shumta bankare, por dhe kompani vendase për të kamufluar pasuritë e tyre. Policia malteze në shumë rate ka zbuluar transferta të dyshimta bankare në mënyrë elektronike.

Paraardhëse

Diell dhe reshje mesatare, njihuni me parashikimin e motit për sot

Pasardhëse

Spahiu: Ja pse ndryshimet kushtetuese i interesojnë vetëm Metës dhe Monikës, do ketë krisje mes opozitës

Pasardhëse

Spahiu: Ja pse ndryshimet kushtetuese i interesojnë vetëm Metës dhe Monikës, do ketë krisje mes opozitës

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.