• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ndryshim historik për vendin!” Rudina Hajdari krenare në Kuvend: Sot ndahemi me të shkuarën

30 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kuvendi ditën e sotme pritet që të miratojnë ndryshimet kushtetuese si dhe formulën e re të koalicioneve. Deputetja Rudina Hajdari e ka folur lidhur me këtë çështje të nxehtë dhe shumë të debatuar. Hajdari ka deklaruar se është e lumtur që sot votohet një ndryshim historik për vendin.

Sipas Hajdarit, me hapjen e listave, në parlamentin e ardhshëm nuk do të vijnë matrapazë dhe kriminelë.

“Ka pasur shumë prej shumë që ishin skeptikë, disa nuk e kuptonin rëndësinë e hapjes së listave dhe sistemit, por sot ne jemi duke votuar një ndryshim historik, hapjen e listave. Jam shumë krenare, se nga një cështje periferike, së bashku me kolegët tanë dhe një pjesë të shëndoshë të shoqërisë civile arritëm ta kthenim në një nga çështjet më të mbështetura.

Sot ia dedikoj këtë fitore të gjithë qytetarëve shqiptarë, shumicës që kanë qenë kundër për 30 vite, si e kanë qeverisur këtë vend, u kanë imponuar axhendën personale dhe ky vend është bërë më i varfër dhe i korruptuar. Ka detyruar shumë prej shqiptarëve që të largohen, pa shpresë dhe vizion. Por mesazhi im sot është për ju dhe jo për ata, sot dua t’u them se me këtë fitore që po korrim sot, hapjen e listave, ne e kemi në dorë të administrojmë edhe urtësi, duhet ta kuptojmë që kjo armë që kemi në dorë, ia heqim sado pak fuqinë dhe ua kthejmë qytetarëve.

Asgjë nuk do të vlejë nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të dalim në zgjedhje. Duhet të luftojmë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me besimin tuaj. Në parlament do të vijnë ata njerëz që janë të ndershëm dhe jo ata që janë matrapazë. Falë listave të hapura, ju mund ta bëni këtë dhe kjo do të jetë e mundur, pasi përmes votës suaj do të sillni deputetët punëtorë dhe jo lëpirës ndaj kryetarëve të partive. Do të sillni atë qytetar që është i vyer, profesor dhe i nderuar, dhe jo kriminel. Ata që besojnë te idetë dhe parimet.

Shqipëria ka një ndarje shumë të madhe dhe kjo nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve, jo, ndarja është mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurisë së këtij vendi, që kanë marrë burimet natyrore dhe pronat dhe 2.8 mln shqiptarëve që paguajnë taksa pa marrë asnjë shërbim. Ndarja është mes atyre që jetojnë në luks dhe atyre që rropaten për të siguruar jetesën. Ndarja sot është mes të shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara përfaqësohet nga kjo klasë dhe e ardhmja varet si do ta përdorim këtë ‘armë’, që këtë ndarje ta zhdukim. Ejani ta ndryshojmë këtë vend. Unë besova se ndryshimi do të ndodhte, luftova dhe me një armatë njerëzish ia dola, nëse bashkohemi të gjithë, do ta ndryshojmë Shqipërinë. Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit, urime të gjithë shqiptarëve” – tha Hajdari.

Paraardhëse

“Provoje sa të vlen lëkura!” Tensionohet keq situata në Kuvend, deputetët akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit

Pasardhëse

Deputetët e PS surprizojnë Erion Braçen, i bëjnë dhuratën ‘thumbuese’ në mes të Kuvendit (VIDEO)

Pasardhëse

Deputetët e PS surprizojnë Erion Braçen, i bëjnë dhuratën ‘thumbuese’ në mes të Kuvendit (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.