• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I dërgoi mesazh në mesnatë Metës, Kristaq Kume zbardh gjithçka dhe del me paralajmërimin e fortë

17 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kristaq Kume është i mendimit se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen në Këshillin Politik, i cili më 5 qershor arriti marrëveshjen për reformën zgjedhore. Ai shton se edhe në rast se ndryshimet kushtetuese bëhen në kushtet aktuale, pa dakordësinë edhe të opozitës jashtëparlamentare, ato nuk e përmbushin qëllimin.

“Këshilli Politik përfundoi me 5 qershor dhe qëllim kishte të plotësoheshin rekomandimet e OSBE-së. Kjo marrëveshja tani është në parlament dhe duhet të marrë miratimin për t’u votuar. Këshilli Politik tha se puna vazhdon dhe për këtë arsye duhet të konsiderohen edhe ndryshimet kushtetuese. Në kushtet aktuale situata ndryshon nga marrëveshja e 14 janarit dhe ndryshimet në legjislacion unë i konsideroj si një lëvizje që nuk kanë prodhuar atë synohet. Kjo sepse e dimë se çdo të thotë vendimmarrje e njëanshme. Pavarësisht se janë numrat për të bërë ndryshimet, është dakordësuar që një gjë e tillë të mos bëhet,” – tha Kume për Report TV.

I pyetur për diskutimin që kishte patur me Metën lidhur me këtë çështje Kume deklaroi:

“Ajo që fola me Metën, duke iu drejtuar edhe opozitës, është nevoja që këto ndryshime të diskutohen në mbledhjen e këshillit politik. Nëse bien dakord le të bëhet edhe ndryshimet në kushtetutë.. Është shumë e rëndësishme që nëse shkohet deri në fund për ndryshimet kushtetuese pa pjesëmarrjen e të gjithë palëve, një veprim i tillë në rastin më të mirë nuk ka për të rregulluar qëllimin për të cilin bëhet. Pra nuk ka procese më të mira zgjedhore, por në rastin më të keq mund të bëjë që krizat e ndeshura së fundmi të bëhen me intensitet më të madh.

Iu drejtova Metës sepse presidenti, institucioni i tij, është krahas me kushtetutën. Në kushtet kur politika krijon çështje, presidenti i republikës mund të japë kontributin më shumë se kushdo tjetër për të dalë nga ngërçi.”

Më tej Kristaq Kume përsëriti që ndryshimet kushtetuese nëse bëhen duhet të ndodhin vetëm në këshillin politik. Ai i dha të drejtë opozitës për qëndrimin e saj sepse nëse ndodhin në këto kushte ndryshimet kushtetuese nuk përmbushin qëllimin e tyre. Ndërkohë i pyetur se çfarë do të ndodhë në rast ndryshimet kushtetuese kalojnë Kume përgjigjet:

“Është përballja e shoqërisë tonë me krizë. Edhe nëse do jenë ndryshimet e kërkuara. Opozita jashtë parlamentit është e deklaruar se kurrë nuk do të jenë dakord dhe në vlerësimin tim është në të drejtën e saj.” – tha ai.

Paraardhëse

PS hoqi dorë nga shkarkimi i Metës, Lefter Maliqi reagon i revoltuar dhe nuk lë gjë pa thënë

Pasardhëse

Do të habiteni se si po i kalojnë pushimet Xhemi dhe Orinda (FOTO)

Pasardhëse

Do të habiteni se si po i kalojnë pushimet Xhemi dhe Orinda (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.