• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Është e trishtueshme”, Basha jep alarmin: Ky sektor po shkon drejt mbylljes

1 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve me përfaqësues të shoqatave të Hoteleri-Turizmit, Tur Operatorëve dhe ekspertë të turizmit, theksoi se është e trishtueshme të dëgjosh se pjesa më e madhe e operatorëve turistikë që operojnë në Shqipëri po shkon drejt mbylljes.

Sipas liderit të opozitës, operatorët kryesorë turistikë shprehën shqetësimin për mbylljen e kufijve për Shqipërinë, çfarë ka bërë që të anulohen edhe prenotimet e bëra për muajin korrik. Po ashtu ai theksoi se qeveria ka pasur zero strategji mbështetëse për këtë sektor.

MESAZHI I BASHËS:

“Problematikat e turizmit, si një nga sektorët e prekur më së shumti nga kriza ekonomike dhe pandemia, ishin temat qendrore për të cilat bashkëbisedova me drejtuesit e shoqatave kryesore të turizmit dhe hotelerisë në Shqipëri.

Me natyrën e mrekullueshme dhe mundësitë për ta bërë turizmin shqiptar konkurrues në rajon, është e trishtueshme të dëgjosh se pjesa më e madhe e operatorëve turistikë që operojnë në Shqipëri po shkon drejt mbylljes.

Problemeve të përvitshme të taksave të larta apo mungesës së infrastrukturës, këtë vit i është shtuar dhe pandemia. Operatorët kryesorë turistikë shprehën shqetësimin për mbylljen e kufijve për Shqipërinë, çfarë ka bërë që të anulohen edhe prenotimet e bëra për muajin korrik.

Zero strategji mbështetëse për këtë sektor nga qeveria, zero strategji dalëse nga pandemia. Kjo e ka bërë situatën edhe më të rëndë dhe që po vazhdon të rëndohet çdo ditë.

Ndonëse u premtua shtyrja e tatim-fitimit, operatorët thanë se në sistem vazhdojnë edhe kamatë-vonesat.

Shtyrja e kredive nuk u zbatua por ato u ristrukturuan. Marrja e kredive u bë e pamundur për shumë biznese edhe pse sipas tyre kreditë nuk janë zgjidhje, pasi shumë prej tyre kanë dhe kredi të tjera të marrë më herët dhe që në mungesë të punës e kanë të pamundur për t’i shlyer.

Kjo situatë duhet të marrë fund sa me shpejt sepse ndryshe, do të ketë efekt shkatërrimtar për ekonominë dhe papunësinë e në veçanti për mbi 200 mijë qytetarë, që sot e kanë të lidhur punën dhe mbijetesën direkt me sektorin e turizmit.

Asnjë zgjidhje nuk ka vlerë nëse nuk hartohet në bashkëpunim me të zotët e punës. Ne nuk premtojmë mrekulli, por një qeverisje normale, që dëgjon, dialogon dhe bashkëpunon. Për zgjidhje dhe politika të hartuara, duke dëgjuar sipërmarrjen dhe punëmarrësit dhe jo duke dëgjuar e punuar për 5 oligarkë.

Me një plan të qartë, me prioritete të mbështetura nga politika fiskale, investime dhe fonde, ne do ta shndërrojmë turizmin në gjenerator të madh të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 % dhe do të heqim “taksën Rama” për karburantin. Do të vendosim moratorium 1 vjeçar për të gjitha inspektoriatet dhe do të ndërtojmë një kuadër ligjor me standarde europiane, për një model europian inspektimi, me zyrtarë që i shërbejnë ligjit dhe jo që sillen si bandë gjobëvënësish.

Paratë që sot mbushin xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve të lidhur me ta, do të shkojnë për investime dhe prioritete kombëtare që ndihmojnë ekonominë, punësimin dhe mirëqenien e të gjithë shqiptarëve.”, thuhet në mesazhin e Bashës.

Paraardhëse

Dorëhiqen dy drejtues lokal të PD-së, Lulzim Basha cakton emrin surprizë që do drejtojë fushatën elektorale

Pasardhëse

“Të miratohet para pushimeve verore’, Ministri i Jashtëm i Italisë telefonon Ramën dhe Bashën, ja detajet

Pasardhëse

“Të miratohet para pushimeve verore’, Ministri i Jashtëm i Italisë telefonon Ramën dhe Bashën, ja detajet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.