“Pandemia e koronavirusit po sillet siç e kishim hamendësuar dhe krahasimi bëhet me gripin spanjoll që pati të njëjtin zhvillim si Covid; u lehtësua në verë dhe shpërtheu fuqishëm në shtator e tetor, duke shkaktuar rreth 50 milionë viktima gjatë valës së dytë”, kështu deklaroi zyrtari i OBSH-së, Ranieri Guerra, i cili theksoi se epidemia nuk ka mbaruar aspak.
Ranieri foli dhe për të ashtuquajturit “pozitivë të dobët”.
“Nuk hyj në klasifikimet dhe përkufizimet artificiale që mund të bëjnë kolegë të dalluar të disiplinave të ndryshme. Shikoj faktet dhe faktet thonë se gjenomi i virusit është akoma i njëjtë dhe faktet thonë se tendenca e një epidemie si kjo është parashikuar gjerësisht. Ka një ulje të intensitetit që përkon me verën”.
“Është e vërtetë se terapitë intensive janë boshatisur, ashtu siç ishte parashikuar të ndodhte dhe nuk duam që të mbushen prapë në vjeshtë. Të gjitha masat që po marrim synojnë kufizimin e qarkullimit të virusit kur të rifillojë”.
Sipas zyrtarit të OBSH-së, një ndër armët që mund të përdoret për të përballuar më së miri një valë të dytë është vaksinimi antigrip.
“Italia është gati për të vaksinuar 100% të popullsisë kundër gripit, sipas orientimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Vaksinat janë dhe janë të disponueshëm çdo shtator, në bazë të vlerësimit të degëve virale të virusit që qarkullojnë”., tha mes tjerash ai.
Diskutime rreth kësaj post