• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Elvis Naçi “armik” i popullit

6 May, 2020
në Opinion
0
149
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Arben Llalla

Një fjalë e urtë popullore thotë: Kur pi ujë as gjarpri nuk të ngacmon. E solla këtë analogji për një arsye të thjeshtë. Pse në këtë muaj të madh e të Shenjtë të Ramazanit, një muaj mëshire, një muaj falje, një muaj në një kohe koronavirusi, ku njerëzit janë shtuar në agjerim, kudo dëgjojmë se njerëz të rinj agjerojnë (unë për vete nuk jam agjerues) ka një sulm të kordinuar ndaj humanistit Elvis Naçit?

Çfarë bëri Elvisi këtë javë ose këto javët e fundit që i nervozoi aq shumë këta gazetarët? Mori dy të moshuar të harruar, të vetmuar mes malesh, që i kanë ndërruar jetë të dy djemtë, i ofrojë ngrohtësi. Lajmi për jetën e vështirë të dy të moshuarve ishte dhënë nëpër të gjitha portalet, por askush nuk i mori t’i sistemonte këta dy të moshuar. Më tej, Marigleni një jetim pa nënë e pa baba, kishte një javë e më shumë që dilte në media, e asnjë nuk bëri asgjë, nuk ndërmori një veprim human.

Por Elvis Naçi e mori edhe këtë jetim në emër te shqiptarëve dhe e bene me shtëpi, i jep një kulm që edhe Marigleni të ketë strehën e tij të ngrohtë. Por kulmi arriti kur mori tre jetimët që mblidhnin kërmij për të jetuar, u lau borxhet që mos t’i shqetësonin, u lidhi pension që mos të gjakosnin duart për të mbledhur kërmij dhe u rregulloi shtëpinë dhe u tha të mësonin që të bëheshin të zotë në jetë. Ai i tha nënës se jetimëve se për ty shërbimet mjekësore janë falas.

Në kohën e koronavirusit Elvis Naçi dërgojë ndihma humanitare edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku u shpërndanë ushqime në qytete të ndryshme.

Kështu, na u mërzit Denisi, gazetari që duhet të dënojë, denoncojë skandalet politike dhe jo të baltosë njerëzit bamirës që shqiptarët i kanë të paktë. Pse duhet disa të paguajnë dhe disa jo?

Po është mëse normale që Denisi, unë e të tjerët që kemi mundësi ekonomike, rroga e të ardhura të tjera duhet të paguajnë dhe me fitimin nga pagesat paguhet stafi për t’u shërbyer atyre që nuk kanë mundësi si kjo mëma e këtyre jetimeve.

Por Denisi një gazetar që nuk foli kurrë për mjekësinë falas të Edi Ramës, për mafien ekonomike që ka rrënuar ekonominë kombëtare të shqiptarëve i “qan hallin” spitalit të Fondacionit Firdeus, ku kurohen dhe bëjnë kontrolle 5 mijë jetime.

Nuk foli as për tenderat në kohë pandemie, nuk i kërkojë hetime publike për ata që i vjedhin shqiptarët. Denisi gazetar dhe llapaqenët e honorrareve të porositura nga agjenturat e huaja nuk folën asnjëherë për përmendoret antishqiptare e kryqet greke që janë ndërtime pa leje. Gazetarucët që marrin nga 2-3 rroga shtetërore, të paguar me tenderat që nga kioskat e bashkisë deri në gjobat e bizneseve.

Nga balta e huaj e porositur nga dashakëqijtë nuk kishte asnjë rresht denoncues si gazetar profesionalistë, por rreshta të sforcuara, të paguar me urrejtje, smirë e xhelozi siç bëjnë oligarkët mes tyre kur kacafyten për tendera.

Lutemi që balta e hedhur nga Denisët mos të jetë ndonjë qefmbetje e ndonjë “bamirësi” që nuk po e lexon dot mirë suksesin e bamirësisë. E thashë edhe me lart se qëllimi juaj në këtë muaj të Shenjtë të Ramazanit, të shtoni sulmet ndaj Elvisit janë për t’i shfokusuar ata djem nga punët e mira, sepse ju tremb fakti që këtë muaj bamirësie shqiptarët ia besojnë Elvisit bamirësitë dhe dhurimet.

Juve baltues nuk ju ka shqetësuar kurrë fati kur merrni nga 3-4 rroga si gazetar, si specialist në UKT, të futni duar në xhepat dhe taksat e qytetarëve. Ndoshta ju gënjen mendja se duke bërë presion me shkrime baltues po mendoni të futni duar edhe te bamirësitë, se për ju Ramazani, Islami, myslimanët janë fjalë që ju bezdisin. Ajo që ju intereson prej tyre janë vetëm paratë…

Paraardhëse

Kërkuan paga më të mira, pronarët grekë kërcënojnë emigrantët shqiptarë: Do t’u nxjerrim nga shtëpitë (VIDEO)

Pasardhëse

Vranësirat pushtojnë vendin, mësoni si parashikohen të jenë temperaturat sot dhe zonat që do të përfshihen nga shtrëngata shiu

Pasardhëse

Vranësirat pushtojnë vendin, mësoni si parashikohen të jenë temperaturat sot dhe zonat që do të përfshihen nga shtrëngata shiu

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.