• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Planeti Tokë po bëhet gjithnjë e më i nxehtë, në Europë regjistrohet viti me pikun e temperaturave, Poli i Veriut drejt shkrirjes

22 April, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Viti 2019 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë për Europën, me temperatura mesatare pothuajse 2 gradë mbi ato të regjistruara që nga gjysma e dytë e shekullit XIX.

Raporti mbi gjendjen e klimës së Kopernikut të Europës, Programi i Vëzhgimit të Tokës në BE, tregon se 11 nga 12 vitet më të nxehta ndonjëherë janë regjistruar nga 2000-shi deri më sot. Dhe, sipas parashikimeve, në verën e vitit 2050, Poli i Veriut mund të jetë pa akull.

Të dhënat, të nxjerra në 50-vjetorin e Ditës Botërore të Tokës, flasin për muaj të nxehtë në shkurt, qershor dhe korrik; thatësira, shirat e dendur dhe akulli i shkrirjes në Groenlandë. Shërbimi i Ndryshimit të Klimës së Kopernikut, në bashkëpunim me Shërbimin e Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut, gjithashtu zbuluan se nivelet e përqendrimeve të CO2 në atmosferë vazhdojnë të rriten.

Të dhënat tregojnë se pesë vitet e kaluara kanë qenë më të nxehta të regjistruara ndonjëherë dhe viti 2019 është viti i dytë më i nxehtë në botë. Periudha nga 2010-2019 ka regjistruar temperatura rekord. Viti i kaluar ka regjistruar temperatura mbi mesataren e vitit 1981-2010 prej 0.6 gradë celsius dhe temperatura mesatare e 5 viteve të fundit ka qenë 1.1 dhe 1.2 gradë celsius më e lartë se niveli para-industrial i përcaktuar nga IPCC.

Me vitin 2019, Europa përjetoi vitin e saj më të ngrohtë kalendarik, pak më të lartë se 2014, 2015 dhe 2018. Për më tepër, sipas matjeve satelitore të përqendrimeve globale të CO2 atmosferike, dyoksidi i karbonit vazhdoi të rritet në këtë vit.

Pasojat e rritjes së temperaturave nuk mbarojnë këtu. Sipas një studimi të drejtuar nga Dirk Notz nga Universiteti i Hamburgut, rezultat i bashkëpunimit të një ekipi ndërkombëtar të studiuesve nga 21 institute në të gjithë botën, Oqeani Arktik mund ta gjente veten plotësisht të lirë nga akulli në verë edhe para vitit 2050. Efektiviteti i masave të marra për të mbrojtur klimën do të përcaktojë se sa shpesh dhe për sa kohë mund të ndodhë fenomeni.

Paraardhëse

S’është Ronaldo, Douglas Costa zbulon bashkëlojtarin më të fortë te Juventusi

Pasardhëse

Deklarata bombë e Basir Çollakut: Ju tregoj se çfarë fshihet në qëndrimin surprizë të Ilir Metës

Pasardhëse

Deklarata bombë e Basir Çollakut: Ju tregoj se çfarë fshihet në qëndrimin surprizë të Ilir Metës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.